Vidhet në mes të ditës arka e Xhamisë në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë, ku dy persona dyshohet se kanë marrë shumën e lekëve.
Vetëm pak ditë më parë një tjetër institucion fetar u grabit në Durrës. Kisha Ortodokse në Durrës u vodh nga dy persona të maskuar, ku u morën të gjitha lekët që kishin dhuruar besimtarët.
Policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve që grabitën Xhaminë në Burrel, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.