-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si mund të shkarkohet Meta, ja ç’parashikon neni 90 i Kushtetutës

Më të lexuarat

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që ti kërkojë parlamentit nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në seancën e ardhshme parlamentare, do të diskutohet për vendimin e Metës, i cili shtyju zgjedhjet dhe “njëkohësisht do të nisin procedurat për shkarkimin e tij“, tha deputetja e PS-së Elisa Spiropali.

Por si mund të shkarkohet Presidenti i Republikës? Neni 90-të i Kushtetutës parashikon se shkarkimi i Presidentit bëhet për shkelje të rënda, nga jo më pak se 2/3 anëtarëve të Kuvendit. Por edhe nëse parlamenti vendos të shkarkojë Metën, përsëri është Gjykata Kushtetuese, e cila vërteton fjësinë e Presidentit.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, – thuhet në nenin 90 të kushtetutës.

Neni 90 i Kushtetutës

1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit