0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bajrami i Madh, festë edhe në Xhaminë “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold, të New Jerseyt

Më të lexuarat

Për herë të parë në mjediset e jashtme të xhamisë për sigurinë ishin vendosur dhe policia e Komunës së FreeHold në New Jersey, ndërkohë, në respekt të kësaj dite të madhërishme të komunitetit mysliman, Kishat për rreth hapën parkingjet falas për besimtarët mysliman.

Festa e Kurbanit të Bajramit është celebruar me entuziazëm në të gjithë xhamitë – qendrat islamike shqiptare në SHBA e Kanada .

Në mëngjes herët besimtarët shqiptar të besimit islam u dyndën drejt xhamive, të tyre për të falur namazin e Bajramit.

Në në Xhaminë “Qendra e Komunitetit Dibran” në Freehold, të New Jerseyt një nga xhamitë më të reja, të këtij komuniteti dibranet e falën namazin në këtë Xhami ku thane ata kanë marre pjese rreth 400 besimtar .

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island I cili është dhe anëtar i kësaj xhamie – i tha gazetës Bota sot, se entuziazmi për festën ishte i madh, “Qindra besimtar me fëmijët e tyre erdhën herët në mëngjes për të falur Bajramin” tha ai.

Pas faljes së namazit besimtarët të gëzuar u përshëndetën dhe iu uruan njëri-tjetrit festën e Fitër Bajramit.

Ligjëratën dhe Hytben e mbajti Imami i kësaj Xhamie , Omer Papraniku.

Mifatri, tha për gazetën tonë se një nga pikat kryesore, që i kishte bërë përshtypje të gjithë besimtarëve, ishte se këtë vit për herë të parë në mjediset e jashtme të xhamisë për sigurinë ishin vendosur dhe policia e Komunës së FreeHold në New Jersey.

Ndërkohë, se në respekt të kësaj dite të madhërishme të komunitetit mysliman, Kishat për rreth kësaj xhamie i hapën parkingjet falas për besimtarët mysliman.

Besimtarët myslimanë kremtuan sot festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane filloi me faljen e namazit të mëngjesit.

Fitër Bajrami pason Muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit sipas besimit Islam agjërohet 30 ditë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Tradicionalisht, Bajrami festohet për 3 ditë dhe është një festë zyrtare në të gjitha vendet me shumicë myslimane. Numri i ditëve të pushimit varion nga vendi në vend.

Ashtu si Ramazani, Bajrami i Madh fillon me shikimin e parë të hënës, ndaj zakonisht myslimanët duhet të presin deri natën para Bajramit për të verifikuar datën.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë sadaka, dhe solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit