11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shqipëria, vendi i parë në Europë për fëmijët e dhunuar dhe të kequshqyer

Më të lexuarat

Shqipëria është vendi i parë europian për sa i përket dhunës dhe kequshqyerjes së fëmijëve. Në prag të 1 Qershorit, organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global lidhur me problemet kryesore.

Vendi jonë mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar.

Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.

Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithatë shifrat mbeten të larta.

Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç “Save the Children” e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje.

Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë. Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9% e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit