4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: Të ashtuquajturit avokatë të drejtësisë mashtrojnë njerëzimin

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se të ashtuquajturit avokatë të drejtësisë dështuan t’u japin drejtësi popullit Rohingya, Libisë, Palestinës dhe Kudsit, si dhe theksoi se ata “mashtrojnë njerëzimin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të sistemit gjyqësor në një ceremoni në Ankara, presidenti Erdogan tha se bota është më e madhe se pesë vende, duke iu referuar pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të cilat ushtrojnë fuqinë e vetos.

“Bota është më e madhe se pesë” është një slogan i njohur që përdoret vazhdimisht nga presidenti Erdogan për t’i kritikuar anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së, repsektivisht Kinën, Francën, Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të.

Presidenti turk që prej kohësh kërkon nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet anëtare të OKB-së që të reformojnë procesin e “vendimmarrjes së padrejtë” në OKB.

Duke komentuar sistemin gjyqësor turk, Erdogan tha se, “Turqia lufton për një sistem gjyqësor të pavarur dhe kombëtar që ka kaluar sulme nga grupe të ndryshme terroriste në të kaluarën, si dhe nga tunele politike dhe ushtarake”.

“Ne nuk do të lejojmë që Turqia të kthehet në ditët e këqija, kur bandat brenda sistemit gjyqësor ushtruan drejtësi arbitrare”, tha presidenti turk.

“Asnjë institucion gjyqësor nuk është i detyruar të marrë vendime në përputhje me interesat e ndonjë partie, politikani apo personi, përfshirë këtu edhe mua”, shtoi Erdogan.

Erdogan u kërkoi gjykatësve dhe prokurorëve të vazhdojnë të ushtrojnë lirinë e tyre përballë kërcënimeve, duke iu referuar fjalimeve të fundit të udhëheqësit të opozitës kryesore Partisë Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroglu, që synonte gjyqtarët.

Presidenti po ashtu kreu homazhe ndaj prokurorit turk, Selim Kiraz, i cili u vra përderisa ishte në detyrë nga terroristët e DHKP-C-së në vitin 2015.

“Një Selim Kiraz do të martirizohet, por mijëra do të vijnë”, tha Erdogan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit