2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe: “Kosova edhe pse ka shpallur pavarësinë, është e Serbisë”

Më të lexuarat

Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) ka kumtuar sot se është i papranueshëm çfarëdo ndryshimi i statusit të Kosovës i cili shpie ose nga njohja e pavarësisë së Kosovës si shtet i pavarur ose çfarëdo varianti të ndarjes territoriale pa të cilin nuk është i mundur korrigjimi i kufijve dhe i ka ftuar faktorët politikë të vazhdojnë dialogun,

“Kjo zgjidhje do të sillte paevitueshëm shpërnguljen e shumicës së popullit serb të mbetur, i cili jeton në meset me shumicë shqiptare në Kosovë deri te dëmet e paparashikueshme për trashëgiminë tonë kulturore”, thotë kumtesa dhe “sqaron” se ky nuk është qëndrim politik i KOS-it por “baritor dhe historik”, përcjell FoNet.

“Ky qëndrim nuk do të thotë assesi përkrahje e të ashtuquajturit konflikt i ngrirë por është thirrje për të faktorët politikë që ta vazhdojnë dialogun”, thotë kumtesa .

Kuvendi, vazhdon kumtesa, e ka përsëritur “njëzëri dhe pa ekuivok qëndrimin e vet të nëntorit se Kosova është pjesë përbërëse e territorit sovran të Serbisë dhe kështu se është e përcaktuar edhe me Kushtetutën e Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB –së”.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë, përfshirë dhe Kosovën, pa marrë para sysh shpalljen e paligjshëm të ashtuquajturit shtet të Kosovës, e njeh shumica e njerëzimit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe pesë shtete të Bashkimit Evropian, OSBE-së UNESCO -s dhe të shumë organizatave të tjera ndërkombëtare”, përfundon kumtesa.

Në Kuvendin e Kishës serbe ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit