2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mrekullia e radhës nga Dubai: Parku i parë botëror i Kur’anit

Më të lexuarat

Parku i parë botëror mbi vizionin e Kur’anit u hap kohët e fundit në Dubai. Në këtë park është dhe vendi ku gjenden të gjitha bimët e përmendura në Kur’an. Parku i Shenjtë i Kur’anit shtrihet në mbi 64 hektarë tokë.

Kompleksi përfshin shesh lojërash për fëmijë, teatër në natyrë, burime, kopshte në shkretëtirë, një oaz me palma, një liqen, vrapim, ecje dhe shtigje, si dhe një tunel të gjatë në të cilën janë vendosur ekrane që tregojnë historitë dhe mrekullitë e Kur’ani.

Projekti që ka kushtuar rreth 7.300.000 dollarë, ka për qëllim edukimin e publikut në lidhje me Kur’anin, mrekullitë dhe mesazhet e tij, të gjitha të shoqëruara nga audio dhe efektet vizuale.

“Parku i Kur’anit të Shenjtë është një nga projektet më prestigjioze të shoqërisë sonë. Njerëz nga e gjithë bota e jo vetëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet ta vizitojnë atë “, tha Hussein Nasser, Menaxheri i Përgjithshëm i Bashkisë së Dubait.

“Parku është projektuar posaçërisht në përputhje me pikëpamjen islame të botës, për të ofruar mrekullitë e Kur’anit në një formë shumë surprizueze e joshëse për vizitorët”, shtoi ai. /tesheshi.com

https://www.facebook.com/nayadaurpk/videos/412954552819054/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit