2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermania e Austria ndalojnë përfundimisht shtypjen e banknotave 500 euroshe

Më të lexuarat

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, Gjermania e Austria ndaluan përfundimisht këtë të premte shtypjen e banknotave 500 euroshe.

Bankat qendrore të këtyre dy shteteve ishin të fundit në eurozonë që ndërmorën këtë hap, duke qenë edhe shtetet ku bankonota kishte përdorimin më të gjërë. Në shtetet e tjera të eurozonës shpërndarja e kësaj banknote nga bankat ka ndaluar 3 muaj më parë.

Arsyeja që shtyu Europën drejt këtij vendimi ishte fakti se banknotat 500 euroshe, përdoreshin nga kriminelët për të fshehur veprimet illegale dhe lehtësonin pastrimin e parave.

Ndërsa prerje të reja të monedhës europiane më të vështira për tu fallsifikuar do dalin në qarkullim në maj të këtij viti, monedhat 500 euroshe që tashmë janë në qarkullim do ta ruajnë vlefshmërinë./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit