-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Brenda grupit islamist më të madh në botë

Më të lexuarat

Hazem Kandil

hazem20kandilKjo ese është përshtatur nga“Brenda Vëllazërisë” e Hazem Kandil, e sapodalë nga Polity Press.

Një reputacion i ndërtuar në më shumë se tetë dekada u shkërmoq në më pak se tetë muaj. Islamizmi, një ideologji që e merr emrin nga Islami, është parë nga shumëkush si sinonim i tij. Vllezërit Myslimanë, ata që ndërtuan dhe trupëzuan këtë ideologji që nga viti 1928, shquheshin si besimtarë të devotshëm që shkuan përtej praktikave të kultit në mbrojtje të tij. Por një miting rebelimi kundër presidentit të parë nga radhët e Vëllazërisë sfidoi gjithçka.

Në vigjilje të kryengritjes popullore të 2013 kundër Muhammad Morsi, Vëllazëria organizoi mitingje paraprake në disa zona përgjatë vendit. Masa më e madhe u stacionua përreth Xhamise Raba’a al-‘Adawiya në Kairo. Për dyzet ditë, egjiptianë të çfardoshëm hapën veshët (disa edhe u sorollatën) për t’i dëshmuar vetes çfarë thonin dhe bënin Vëllezërit. Ishte një rast i rrallë të përgjoje këtë grup jashtëzakonisht të përmbajtur. Dhe ajo që egjiptianët panë dhe dëgjuan ishte qartësisht e ndryshme nga ajo që zakonisht përdorej prej Vëllezërve të reformuar: u dënuan fetarisht konkurentët politik; u sollën në vëmendje imazhe të betejave epike të Profetit Muhammad; gjetën jehonë histori biblike me Davidin, dhe Moisiun, e deri tek ajo e Armagedonit; u aludua me krenari se Kryengjëlli Gabriel falej në kampin islamist; gjithashtu çdo natë në skenë u rrëfyen në stafetë vizione të shenjta. Ky nuk ishte aspak fjalori që përdor tipikisht Vëllazëria. Sidomos pas mesnatave, shumë egjiptiane u shastisën, kush ishin këta të huaj që të habisnin.

Ata nuk e dinin që Vëllazëria ishtë barazvlefshëm e çoroditur. Armiqësia popullore ishte dukshëm fustruese pas dekadash përparimi të suksesshëm të kauzës islamiste. Por kishte dhe më: Vëllazëria ishte qartësisht e lodhur nga mungesa e ndërhyries hyjnore. Në mendjen e tyre gjithçka kishte ardhur në vendin e vet si shkak i plotfuqishmërisë hyjnore (tamkin), dhe Zoti nuk i braktis kurrë ushtrët e Tij. Fakti që këto mitingje përkuan me muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj që shënon fitoret e hershme të Islamit ishte shume domethënëse. Vëllezërit vigjëlonin vazhdueshëm, agjëronin gjatë ditës dhe luteshin nga mëngjesi në darkë që ta meritonin ndihmën hyjnore. Ndërsa fundi i spektaklit politik po afrohej, vajza e liderit të Vëllezërve u pa të thërriste në televizor: “Zoti do të ndajë më dysh detin për ne! Vetëm prisni dhe do të shihni!” Ajo ndërkaq po amplifikonte një nga oguret që qarkullonin gjatë kampingut: që ushtarët e Faraonit kishin bllokuar Vëllezërit ashtu siç kishte ndodhur dhe me hebrenjtë e hershëm, dhe nëse ata e mbanin besën me Morsin ashtu siç paraardhësit bënë me Moisiun, një mrekulli do të shpejtonte të vinte. Madje predikuesit nga rradhët e Vëllezërve përcaktuan dhe datën për mbytjen metaforike të ushtarëve. Por deti mbeti i qetë si asnjëherë, dhe besimtarët e rrethuar u masakruan pa mëshirë. Ata që panë kampingun e tyre të shpartallohej, mërmëritën të shokuar dhe me zhgënjim: përse u braktisëm nga Qelli?

Libri im i ri “ Në brendësi të Vëllazërisë”, përpiqet t’i përgjigjet këtyre dy pytjeve: Kush janë Vëllazëria Muslimane? Dhe çfarë lloj marrëdhënje besojnë ata se kanë me hyjnoren? Përgjigjjet bazohen në vite vëzhgimi pranë Vëllezërisë, në intervista të gjata, dokumente të hershme e të rrallë të organizatës, dhe në dhjetëra memuare. Qëllimi im përfundimtar ishte të hetoja Vëllazërinë nga përbrënda: si i qeveris organizata antarët dhe si ndërveprojnë ata.

Askush nuk mund të zgjedhë t’i bashkohet Vëllazëris Muslimane, antari përzgjidhet. Fayez, një avokat i rekrutuar në xhaminë e fshatit të tij kur ishte vetëm njëmbëdhjet vjeç, më tha se nuk e kujtonte përqafimin e Vëllazërisë si dikush që mund të përqafojë një rrymë intelektuale ose parti politike. Ishte lëvizja që vendosi. Mahmoud një gazetar gjaknxehtë nga Aleksandria që u fut në rrethet e Vëllazërisë që kur ishte pesë vjeç e ritregon këtë me një ndjenjë kënaqësie: “Isha lindur për të qenë një Vëlla.” Edhe i forti Rida, nje dyqanxhi dhe rezident i hershëm i Kajros i bëri hapat e tij disi vonë (në shkollë fillore), ai nuk kujton të ketë bërë një zgjedhje të ndërgjegjshme; “Ti vetëm rrëshqet brenda.”

Për rekrutë potencial, Vëllezërit vëzhgojnë rregullisht të afërm, fqinj, kolegë, si dhe rezervuarin më të bollshëm, frekuentuesit e xhamisë. Kandidatët, tipikisht pa dijeninë e tyre, përpara se të ftohen nga lëvizja kalojnë përmes një perjudhe prove që zgjat përreth tre vjet. Ata nxiten të luten rregullisht në xhami dhe të marrin pjesë në aktivitete, përgjithësisht në grupe lexuesish Kurani (maqari’). Ata gjithashtu këshillohen të kufizojnë ndërveprimin me individë të ditur të moshës dhe gjinisë së tyre. Pas kësaj perjudhe shqyrtimi, të nominuarit më në fund lajmërohen se konsiderohen për antarësim në Vëllazëri. Pas kësaj vardisje të stërzgjatur, vetëm një fraksion i vockël refuzon të shkojë më tej. Në këtë rast atyre u kërkohet që të mbështesin kauzën pa qenë anëtar zyrtar.

Sa për maxhorancën e vullnetshme, procesi i rekrutimit përmbyllet me ftesat për udhëtimet ditore të Vëllazërisë si dhe të grumbullimeve informale për t’u inspektuar nga sy më me eksperiencë. Ata që marrin vulën e aprovimit dizenjohen si të devotshëm (muhibin) dhe që të testohet efikasiteti i tyre gjithashtu edhe për t’u familjarizuar me organizatën i përcillen grupeve të ndihmësve. Të devotshmit e suksesshëm më pas regjistrohen në një kurs sfilitës përzgjedhjeje tremujor (dawrat tas’id), i cili të siguron një hyrje të beftë në bazat e historisë së Islamit dhe Islamizmit, i cili ndiqet nga një provim kualifikues (në më të shumtën në formën e pyetsorit). Nëse gjithçka shkon mirë, të devotshmit thirren për të përmbushur një betim solemn besnikërie (bai’a) ndaj udhëheqësit të përgjithshëm (al-Murshid al-‘Am), një betim historikisht i rezervuar për kalifët, por përkohësisht i përshtatur për Vëllezërit, si liderët provizorë të komunitetit të besimtarëve që janë, kjo derisa të themelohet një kalifat i ri. Ky betim dendësisht i ritualizuar e shndërron një të devotshëm në një Vëlla.

Më pas, përzgjedhja në gradën e anëtarit të porsaardhur është vetëm hapi i parë në një tjetër rrugëtim të gjatë përmes pesë rangjeve të antarësimit. Promovimi nga fillestar në antar të plotë është subjekt i një radhe të komplikuar mekanizmash monitorues që qendërzojnë procesin e referuar si kultivim (tarbiya). Kur ‘Umar al-Telmesani, udhëheqësi i tretë i përgjithshëm (1974-1986), u ftua t’i bashkohej organizatës në vitin 1933, rekrutuesi i tij ishte kurioz se si e shpenzonte ai kohën e lirë. “Unë rris pula”, iu përgjigj ai. Rekrutuesi i tij qeshi me zë dhe iu drejtua: “Ka krijesa më në nevojë për t’u ushqyer se sa pulat….. Janë muslimanët që kanë braktisur fenë e tyre.”

Një nga mësimet e para të gdhendura në mendjen e Muhammad Habib, i cili u përfshi në lëvizje në 1969 dhe u ngjit deri në pozitën e zëvendësit të parë të udhëheqësit të përgjithshëm (deri në 2009), ishte se; të kultivoje tipin e saktë të myslimanit do të pasonte potencialisht ngjitjen e Vëllazërisë në pushtet. Nuk është rastësi se themeluesit e parë të Vëllazërisë, Hassan al-Banna dhe Sayyd Qutb, u edukuan në Kolegjin e Mësuesve dhe diplomuan si mësues shkollash fillore. Në shkrimet e tyre, kultivimi trajtohet më me shumë kujdes nga çdo gjë tjetër. Vëzhguesit rastësor ky proces për pak mund t’i duket si një indoktrinim i rëndomtë me ngjyrim fetar, por në fakt është një aktivitet i komplikuar që huazon së paku prej katër shkollave të ndryshme. Ai ngulit një botëkuptim transformues në mendjet e antarëve, pikërisht ashtu siç bëjnë komunistët, dhe pretendon si në urdhërat mistikë se ky konvertim në këtë botëkuptim kushtëzohet nga një konvertimi shpirtëror. Ndërkaq si në lëvizjet puritane, ai këtë botëkuptim e paraqet thjesht si fe të pakorruptuar, dhe si në lozhat masonike, insiston se ai nuk mund t’i komunikohet menjëherë shoqërisë sepse ajo ende nuk është gati ta përqafojë të vërtetën e gjendjes njerëzore. Kështu që qëllimi i fundmë nuk është të fitosh sa më shumë besimtar, por të prodhosh një tip të ri njëriu: Vëllain Mysliman. Ky është një person që lufton për një botë të re përmes një përpjekjeje shpirtërore që riprodhon eksperiencën e myslimanëve të hershëm.

Një nga gjërat më goditëse në lidhje me Vëllazërinë është emri i saj. Lëvizjet ideologjike zakonisht e marrin emrin e rendit të ri të cilin përpiqen të vendosin, kështu për shembull dëgjojmë për lëvizjet liberale, komuniste ose nacionaliste. Në të kundërt, Vëllazëria e merr emrin nga një shoqëri që egziston tashmë; shoqëria e Vëllezërve Mysliman. Kjo është sikur vetë lëvizja të jetë qëllimi final. Për të zhdukur dyshimet e narcisizmit organizativ, antarëve u thuhet se lëvizja është e shenjtë sepse ajo që përfaqëson ajo është e shenjtë, pra Islamin. Pa lëvizjen nuk mund të ketë rikthim në qeverisjen islamike. Sidoqoftë, me kohë, qëllimi dhe përfundimi bëhen një. “Ne arrijmë të besojmë se Islami është Vëllazëria (al-Islam howa al-Ikhwan),” thotë Hani, “ky është një grup i shenjtë (al-jama’a al-rabaniya) dhe duhet me doemos të ruhet nga të gjitha mosmarrëveshjet”. Ashtu si Ibrahim al-Houdeibi thotë qartësisht: “organizata është kauza e ekzistencës së saj.” Shfaqja i këtij organizimi unik është i bazuar në një interpretim të veçantë islamik të lidhjeve sociale, gjithashtu i përforcuar nga rrjete të ngjeshur familjare, miqësie dhe partneriteti në biznes.

Interpretimet dhe metaforat fetare që nxisin kohezion dhe bindje ndihmojnë të çimentojnë lëvizjen. Por mbi të gjitha, njerëzit janë tullat e ndërtesës së Vëllazërisë. Presioni ideologjik në unitet bazohet plotësisht në fijet e dendura personale. Miqësia e vërtetë ( si e kundërta e të qenit thjesht shokë në sensin politik), martesa dhe lidhjet e krushqisë, ashtu si partenriteti në punë forcojnë lidhjet njerëzore në mënyra të panjohura për çdo grup tjetër ideologjik.

“Më tepër sesa intelektual është kontakti social ai që na lidh sëbashku” thotë Shatla. Ndërsa Hani përshkruan se si Vëllezërit endin me kujdes pëlhurën e rrjeteve të mbështetjes personale, grupeve të adhurimit, sektorëve organizativë, skuadrave sportive, mbledhjeve shoqërore dhe shoqatave profesionale, që secilin anëtar e mbështjellin në “teqind e gjashtëdhjet gradë,” gjatë gjithë kohës dhe kudoqoftë. Ti jeton në një familje Vëllezërish, e cila mbështet (dhe nganjëherë zëvendëson) familjen tënde biologjike dhe rrethin familjar për të krijuar tërësisht një shoqëri paralele. “Ata ndërtojnë botën tënde private dhe publike,” shtoi Fayez. “Ti lexon literaturë të Vëllezërve, shkruar nga Vëllezër dhe për Vëllezër. Ti lutesh në xhami Vëllezërish, ndërtuar dhe udhëhequr nga Vëllezër. Ti martohesh me një Motër rritur në një familje sipas udhzimeve të Vëllazëris. Edhe në udhëtime rekreative apo, ti takon Vëllezër, merr me qera atuobuzë në pronësi Vëllezërish, për të qëndruar në një vend që administrohet nga Vëllezër.”

Kështu, nëse një anëtar humbet interes në ideologji, ai ende mund të mos ketë dëshirë për të dalë nga grupi. Ai menjëherë mund të rikujtojë faktin që “këta janë miqtë e mi, miqtë e gruas sime, shokët e lojës së fëmijve, dhe në disa raste prindërit, krushqit, dajallarë, kushërinj, e nganjëherë punëdhënës apo ortakë. Si mund të dal? Jeta do të më shkatërrohej, ose të paktën nuk do të ishte më e njëjta.” Kur Fayez doli nga lëvizja, shokët iu kthyen kundra. Edhe rekrutuesi i tij i origjinës, i cili kishte qenë një mik dhe mësues për më shumë se njëzet vjet, ndryshon drejtim kur e sheh në rrugë.

Më pas Fayez për gjashtë vjet vuajti fajin pandalshëm; ai ndjente se Vëllezërit e tij i kishte braktisur sepse ishte i korruptuar, “që nuk i meritonte ata.” Ai gjithashtu ishte i alarmuar sepse e dinte që shumë nga ata që dorëhiqen përfundojnë duke dyshuar besimin vetë në një përpjekje për të paqtuar vetveten nga vuajtja. Vëllai i ri iu lut çmendurisht mentorëve të tij të vjetër ta lejojnë për t’u ulur në mbledhjet e familjes pa e rifilluar antarësimit aktiv, por kjo iu refuzua. Një Vëlla tjetër më rrëfeu se ata i thanë; Vëllazëria është një paketë unike, “merr atë ose lëshoje”. Mahmoud e ngriu psikologjikisht antarsimin e tij në vitin 2010, por nuk e bëri atë zyrtarisht kështu që nuk mund të ndahej nga komuniteti. Kjo gjerësisht shpjegon përse Vëllazëria nuk ka vuajtur kundërshti të mëdha në tetëdhjet e pesë vjet.

Në një artikull të mirënjohur, Ahmad al-Baily, një Vëlla i vjetër i cilu u vendos guvernator nën Morsi-n, paralajmëroi: “Kush braktis grupin nuk do të gjej tjetër vetëmse tëhuajsim……Shpirti i tij do ta denoncojë atë, dhe më pas familja dhe miqtë e tij nuk do ta njohin më……… Ky është një sekret hyjnor.”

Shatla përpiqet të mbështesë një interpretim jo dhe aq metafizik. Si një student menaxhimi ai ka mësuar se vetaktualizimi qëndron më lart në hirarkinë e nevojave të Maslow. Vëllazëria i ofron antarëve të vet atë që ai e quan “një shanc të dytë social.” Në shoqërinë e vërtetë e pakualifikuara përfundon e vetmuar dhe e pavlerë. Por në shoqërinë e Vëllezërve, çdokush bën miq dhe eksperieca, çdokush arrin të dëgjohet dhe të vlerësohet, pamvarsisht nga ajo që thotë apo bën. “Ti bëhesh i varur. Nëse e lë, ti kthehesh të jesh askushi, dhe ti duhet të mbijetosh me aftësitë e tua. Është ngjashëm si me vëllazëritë e kolegjeve amerikane, por në shkallë më të madhe.” Më pas shton duke u ngërdheshur, “ Kur e mendon, është si një skemë piramidale. Ti investon në rrjetin tënd social edhe pse nuk ke kapital.” Kur grumbullimi në Raba’a al-‘Adawiya u shpërnda, Shatla vërejti se Vëllezrit e tij u përmbysën nga frika dhe jo nga zemërimi. Ata i zu paniku sepse shtëpia që i strehoi u shemb dhe jo sepse u mund idea që ata kanë.

 

*Hazem Kandil është lektor i Sociologjisë Politike në Universitetin e Kembrixhit si dhe anëtar në Kolegjin e Shën Katerinës. Ai studion marrëdhënjet e pushtetit në revolucion dhe luftë, i fokusuar në Lindjen e Mesme, Europën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. Ai është autor i “Ushtarë, Spiunë dhe Shtetarë: Rruga e Egjiptit në revoltë” (Verso, 2012), dhe “Trekëndëshi i pushtetit: Ushtria, Sigurimi dhe politika në ndryshimin e rregjimit” (Oxford University Press, në botim).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit