3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Daçiqi i “hakmerret” Londrës, këshillon serbët të mos udhëtojnë në Britani të Madhe

Më të lexuarat

Kumtesa e Ambasadës së Britanisë së Madhe që shtetasit e saj të mos udhëtojnë në veri të Kosovës për shkak të rreziqeve të mundshme dhe kriminalitetit në rritje, pak me vonesë, duket se e ka hidhëruar shumë ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Kështu ai, duke e imituar Londrën zyrtare, i ka këshilluar qytetarët Serbisë që të mos udhëtojnë në këtë shtet për shkak të “destabilitetit të saj politik dhe për shkak se atje mbretëron një kaos i madh politik”.

“Nëse qytetarët kanë destinacion tjetër, iu rekomandoj që të mos shkojnë atje në mënyrë që të mos jenë në rrezik nga demonstrata e përditshme. Qëllimisht po bëhem cinik, sepse nëse dikush krahas terroristëve dhe kriminelëve në Prishtinë, thotë se ka krim në veri të Kosovës, kjo është gënjeshtër. Sigurisht se ka krim, por nuk ka më shumë se në Prishtinë, filluar nga trafikimi i organeve të njeriut deri te krimet e luftës, mënyra se si financohet mafia shqiptare e cila është më e madhja po në Britani të Madhe”, ka thënë Daçiq për RTS.

Sipas fjalëve të tij, kjo mund të konsiderohet edhe nga ana politike pse mu ata dhe pse mu tash po flasin për veriun.

“Kosova është vetëdijshme se punët nuk po i shkojnë përdore dhe se ato po shkojnë drejt marrëveshjes e ajo marrëveshje nuk po do dhe atë Kosova po e mendon humbje krahasuar me atë që e ka arritur, e ajo është shpallja e pavarësisë prandaj edhe po bëjnë çdo gjë që këtë marrëveshje ta bllokojnë”, ka thënë Daçiqi.

“Serbia nuk do të lejojë ndonjë aksion të Kosovës në veri”, ka thënë Daçiq./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit