Ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale, Aysenur Islam, e ftuara e bordit drejtues të Anadolu Agency (AA) ka prezantuat “sistemin e byzylykut elektronik”, i cili tashmë është futur në përdorim në ministritë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, me qëllim të mbrojtjes më efektive të grave kundër dhunës.
Aysenur Islam shpjegoi se ky sistem do të përdorët për luftën kundër dhunës ndaj grave. “Sistemi përdoret për personat që janë nën mbrojte për shkak të ekspozimit ndaj dhunës, dhe pasi të miratohet vendimi për përdorimin në gjithë vendin, është e qartë se do të jetë e nevojshme të punohet në mbështetje të ndryshme teknike. Ky është një sistem që do të mund të përdorët plotësisht me vendimin e gjykatësit. Këto vendime do të merren në bazë të asaj se sa është një person i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe rrezikut”, ka thënë ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale.
Ajo theksoi se bëhet fjalë për sistem shumë më të avancuar dhe më efikas sesa ai aktual me qëllim të mbrojtjes më të mirë të grave në Turqi.