-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkenctarët japonez shpikin ngjyrën që bllokon sinjalet Wi-Fi

Më të lexuarat

Shkenctarët e Universitetit të Tokios kanë zhvilluar ngjyrë të veçantë që mund të bllokojë sinjalet ‘wireless’.

Duke përzierë grimcat e oksidit të hekurit në ngjyrë, hulumtuesit kanë shpikur ngjyrën që bllokon frekuencën e radios në spektra më të larta ku ndodhin Wi-Fi dhe komunikimet tjera më të larta të bandwidth.

Edhe pse shumica e teknologjive Wi-Fi funksionojnë në 2.4GHz dhe 5GHz, ngjyra speciale mund të bllokojë frekuencat deri në 100GHz, deklaruan hulumtuesit.

Një ngjyrë bllokimi prej 200GHz është në zhvillim e sipër.
Ja se si funksionon: grimcat metalike brenda ngjyrës rezonojnë në të njëjtën frekuencë si Wi-Fi dhe valët e tjera të radios, kështu që sinjalet nuk mund të kalojnë nëpër shtresën e hollë të pigmentit.

Në këtë mënyrë, krijohet një mur i sigurt që ndalon sinjalet nga hyrja në shtëpi dhe nga muret e veshura me ngjyrë të veçantë.

Përdorimi për një produkt të tillë inovative është tashmë i pranishëm. Teatrot kanë qenë të interesuar për një kohë për të gjetur një mënyrë ligjore për të bllokuar telefonat gjatë shfaqjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit