4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

10 këshilla të thjeshta për të qëndruar të shëndetshëm në dimër

Më të lexuarat

Me borën dhe të ftohtit vijnë dhe epidemitë e gripit. Gjithkush e di se për të rezistuar në të ftohtë duhet të forconi sistemin tuaj imunitar. Këtu janë listuar këshilla të mira dhe të thjeshta për tu ndjekur në mënyrë që të mos sëmureni këtë dimër

 1. Erëzat luftojnë bakteret.

Shumë ekspertë kanë ardhur në përfundim se erëzat kane një efekt të mirë në trup dhe ndihmojnë për të luftuar bakteret. Për ata që janë tashmë të sëmurë, ato ndihmojnë ne shërim më te shpejt. Erëzat më efektive në këtë rast janë piperi, xhenxhefili, kanella dhe nenexhiku.

2. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat dhe ushqimi i shpejtë.

Ju e dini se këto produkte nuk janë shumë të dobishme për ju, por nuk e dini se ato gjithashtu zvogëlojnë rezistencën e trupit tuaj.

3. Nuk ka dieta!

Dëshira e madhe për trupin e përkryer na bën te harrojmë shëndetin tonë. Te ashtuquajtura “dieta te shpejta” dobësojnë sistemin tuaj imunitar. Gjatë sezonit të dimrit është më mirë për të bërë një aktivitet sportiv se sa të jeni gjate gjithë kohës te pangopur.

4. Gjysmë ore në ditë relaksim largon stresin.

Është e njohur se infeksioni ndodh më shpejt dhe depërton në trup më lehtë nëse ne jemi të stresuar. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje psikologjise tuaj, si dhe shëndetit fizik. Meditimi do të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor pas një ditë të ngarkuar. Kjo e bën trupin të qetësohet nga nervat e brendshme. Është provuar se ata që meditojnë të paktën gjysmë ore në ditë kane shumë më pak të ngjarë të vuajnë nga dhimbje koke, hipertension dhe ftohje.

5. Larja e shpeshte e duarve është një zakon i mirë.

Lajini disa here duart me sapun dhe ujë. Përpiquni të shmangni vendet publike gjatë kohës se ftohte dhe sezonit të gripit. Nëse ju nuk jeni në gjendje për te lare duart shpesh, mundohuni te prekni sa me pak gjera publike qe te jete e mundur. Shmangni shtrëngimet e duarve, puthjet dhe përqafime me njerëz të cilët mund të jenë të sëmurë. Disa thonë se është më mirë që të jesh i vrazhdë se i sëmurë.

6. Gripi i frikësohet vajrave esenciale.

Për fat të keq njerëzit pavarësisht sëmundjes së tyre kanë tendencë për të shkuar në punë, për te bëre pazar dhe për të udhëtuar në transportin publik, kështu që ju jeni gjithmonë në zonën e rrezikut. Është një sekret që mund t’ju ruajë nga sëmundjet – vajrat esenciale. Ju gjithmonë duhet të mbani një shami dhe një shishe vaji esencial – livandë, bredh, apo ndonjë lloj tjetër agrume. Ato të gjitha janë në gjendje të vrasin mikrobet. Thjesht disa pika në një shami dhe merrni frymë nëpërmjet saj.

7. Thithni rregullisht ajër te freskët.

Mundohuni të shkoni për një shëtitje të paktën gjysmë ore në ditë. Kjo do të njome qelizat e trupit me oksigjen dhe do të forcoje sistemin tuaj nervor, do të përmirësoje gjendjen shpirtërore dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm, por sporti kryesor gjatë dimrit është ecja, sidomos kur është ftohtë jashtë. Mos harroni – ju nuk do të shëroheni shpejt vetëm duke qëndruar të shtrirë në shtrat te mbuluar me batanije. Ajrosja është e nevojshme për të larguar bakteret dhe për të mbushur mushkëritë me ajër.

8. Hiqni dore nga zakonet e këqija.

Për ta bere trupin me rezistent ndaj viruseve te ndryshëm thojini jo narkotikëve. Gjithashtu bëni një gjumë te mire – mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar. Mos flini me pak se 7 ore gjumë ne dite gjate dimrit.

9. Sfidoni veten.

Vendosja e objektiveve dhe arritja e tyre ne afatin e duhur, punojnë në avantazhin tuaj. Te sfidoni veten do të sigurojë një nxitje të shëndetit ndërsa ju futeni në gjendjen e “hyperalertness”. Në këtë gjendje trupat tanë kanë tendencë për të mbrojtur veten kundër armiqve.

10. Buzëqeshni dhe qeshni sa me shume. Qëndroni pranë njerëzve te dashur.

Buzëqeshja dhe e qeshura dërgojnë sinjale ne trupit tuaj që ju jeni të lumtur dhe të kënaqur, dhe kjo ka një efekt pozitiv në humor dhe sistemit imunitar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit