A e dinit se hithra është një bar shumë kurativ i përdorur për qindra vite me radhë? Hithra është shumë efektive veçanërisht ndaj problemeve të ekzemës.
Lëngu i hithrës pengon krijimin e gurëve në veshka, pastron gjakun dhe këshillohet të konsumohet edhe nga ata që vuajnë nga anemia. I këshilluar edhe për të sëmurët me pankreas dhe ata me diabet, hithra është shumë e dobishme edhe kundër kapsllëkut.
Mund të përgatisni supën me hithra dhe me bimë të tjera dhe këtë duhet ta konsumoni në çdo stinë të vitit, por veçanërisht rekomandohet gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Hithra është dëshmuar edhe si parandaluese e gripave dhe ftohjeve me të cilat përballemi gjatë vjeshtës e dimrit.