Ka filluar gjykimi ndaj një prindi amerikan, djali i të cilit gjet i vdekur vitin e kaluar, e për të cilin i ati nuk ishte kujdesur fare. Ndihmësja e prokurorit, Coleman McAllister u tha anëtarëve të jurisë se foshnja, Sterling Koehn, vdiq pasi ishte në të njëjtën pelenë të infektuar për nëntë deri në 14 ditë kur mjekët u thirrën në apartament, raporton Waterloo-Cedar Falls Courier.
“Ai vdiq nga infeksioni që morri nga pelena e pandërruar, tha McAllister gjatë seancës së të martës.
Babai i foshnjës, Zachary Koehn, akuzohet për vrasje dhe rrezikim fëmijësh. “Ai i shkaktoi direkt vdekjen birit të rij”, tha McAllister.
Nëna e djaloshit, Cheyanne Harris, përballet me një gjyq të veçantë për akuzat e njëjta.
Në deklaratat e hapjes, avokati i Koehn tha se vdekja e foshnjës ishte një tragjedi, por jo një krim.
Raporti i një mjeku tregoi se foshnja vdiq nga kequshqyerja, dehidrimi dhe infeksioni./mesazhi