Chefchaouen është një qytet në majën më veriore të Marokut, i cili karakterizohet nga ngjyra blu. Rrugët janë të lyera në blu, shtëpitë, dyert ,duke e bërë këtë qytet një pikë atraksioni për turistë nga e gjithë bota.
Qyteti u themelua në vitin 1471 në një vend të paarritshëm në një distancë të largët, për të ndalur avancimin e ushtrisë portugeze.
Në Chefchaouen, legjenda pohon se gjatë natës, gratë bashkohen në çifte për të lyer rrugët dhe shtëpitë duke ruajtur një traditë rreth 500 vjeçare.
Deri në mesin e shekullit të 20-të, Chefchaouen ishte një ndalesë e pakuptimtë përgjatë rrugës tregtare midis Fez dhe Tangier. Tani, pavarësisht vendndodhjes së tij relativisht të vështirë për t’u arritur, turistët e vizitojnë gjatë gjithë vitit për të parë rrugët magjike blu, për të cilat është fituar pseudonimi “Perla Blu”.
Brenda medinës, ose lagjes së vjetër, rrugët janë të mbuluara me blu dhe të mbushura me dyer elegante të gdhendura dhe me lule të gjalla. Një pasdite tipike e vizitorëve në Chefchaouen mund të përfshijë eksplorimin e sheshit kryesor, Place Outa el Hammam, ku gjendet pazari i mbushur plot me qilima të endur me dorë dhe prodhime artizanale druri.
“Perla Blu” e Marokut, një labirint i lyer në blu, ku në çdo hap të shoqëron aroma e erëzave dhe portokallit është shndërruar në një nga vendet me më shumë fluks turistësh brenda 10 viteve të fundit.