Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, sipas studimeve të reja.
Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e “ushqimeve të shpejta”.
Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salsiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.
Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.
Në studim thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.