-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A janë armët e vetmja “gjuhë” që kupton Moska?

Më të lexuarat

Sipas një sllogani të vjetër sovjetik, 2 plus 2 është e barabartë me 5. Koncepti mori jetë në vitin 1931, në mbështetje të nocionit se plani 5-vjeçar i Stalinit, mund të përfundonte brenda 4-vjetësh. Dy plus dy është e barabartë me pesë, është ende “e vërteta” që vjen sërish nga Moska. Kjo vlen të kujtohet në të gjitha negociatat që po zhvillohen mbi Ukrainën. Diplomacia aktuale e Perëndimit mbi Ukrainën po bazohet më shumë tek iluzionet dhe shumë më pak mbi realizmin. Dy plus dy është e barabartë me katër, në luftë dhe në paqe.

 

Eshtë vënë re se gjëja më e vështirë për një komunist është të komentojë të shkuarën. M’u kujtua ky konstatim teksa dëgjoja ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të fliste me një stil tërësisht sovjetik në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih. Ndër të tjera, ai u shpreh se që pas Luftës së Dytë Botërore, ishte “Bashkimi Sovjetik ai që kishte qenë kundër ndarjes së Gjermanisë”.

Njerëzit qeshën. Gjermanët kujtuan trupat sovjetike në lindje të vendit dhe Murin e Berlinit. Por në një farë mënyre, Lavrov kishte të drejtë: nëse do t’i jepej mundësia, Bashkimi Sovjetik do të kishte qenë mjaft i lumtur po të gllabëronte të gjithë Gjermaninë.

Sot, në mënyrë të ngjashme, Rusia e presidentit Vladimir Putin do të jetë mjaft e lumtur nëse e anekson të gjithë Ukrainën, të cilën e sheh si një zgjatim të atdheut, një zgjëndër mashtruese të Perëndimit, me imagjinatën e një shteti të pavarur.

Këtu performanca e Lavrovit reflekton universin alternativ në të cilin “anija kozmike” ruse, është ankoruar prej gati një çerek shekulli pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Mendimet e dyfishta të Xhorxh Oruellit mezi mund të përshkruajnë pohimet e tij.

Aneksimi rus i Krimesë – këmbënguli Lavrovi – ishte një kryengritje popullore që “evokoi të drejtën për vetëvendosje”, sikurse e përcakton edhe Karta e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, ukrainasit janë të angazhuar në një orgji të “dhunës nacionaliste”, e karakterizuar nga spastrimet etnike të drejtuar kundër hebrenjve dhe rusëve. Në një kohë që Shtetet e Bashkuara janë të nxitura nga dëshira e pashuar për dominimin global dhe në Ukrainë Uashingtoni orkestroi një “grusht shteti” vitin e shkuar, që çoi në rrëzimin e presidentit Viktor Janukoviç.

Pra Evropa e post ’89-ës ia kishte kthyer shpinën ndërtimit të “shtëpisë së përbashkët evropiane”, duke zbehur perspektivën e një “zone të lirë ekonomike” nga Lisbona në Vladivostok, në favor të zgjerimit të NATO-s në lindje, deri në pragun e nënës Rusi.

Vazhdo të ëndërrosh Sergei!

Në fakt, aneksimi rus i Krimesë injoroi haptazi, me anë të mjeteve të dhunshme “integritetin territorial” dhe “pavarësinë politike” të Ukrainës, në shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ky akt gjithashtu shkeli me të dyja këmbët angazhimin zyrtar të Rusisë në kuadër të “Memorandumit të Budapestit” të vitit 1994, për respektimin e kufijve ndërkombëtarë të Ukrainës.

“Dhuna nacionaliste” që ka ngritur sërish çështjet e luftës dhe paqes në Evropë nuk buron nga Kievi por nga Moska, ku Putini ka kultivuar trillimin absurd të rrethimit, poshtërimit dhe shkatërrimit Perëndimor, për të gjeneruar histerizmat dhe mbështetur agresionin rus në Ukrainën Lindore. Në mënyrë të ngjashme, fashizmi që Lavrov synon të gjejë në Ukrainë, përmes aluzioneve ndaj sulmeve kundër hebrenjve dhe grupeve të tjera etnike, në fakt mund të jetë shumë më bindës nëse identifikohet në shtëpi.

Putini i ka rikujtuar njerëzimit se idioma e fashizmit, njihet shumë mirë se është sa e pavërtetë, po aq edhe groteske. Udhëheqësi rus, ka thirrur në skenë historinë për ta kthyer atë në një farsë. Ai ka këmbëngulur në absurditetin se të gjitha forcat ruse dhe armatimet në Ukrainën Lindore, janë pjellë e imagjinatës botërore.

“Grushti i shtetit” që Lavrovi pretendon se ka ndodhur në Ukrainë, nuk ishte aspak i tillë. Ajo e vitit të kaluar ishte një kryengritje popullore, kundër një lideri të korruptuar dhe kukull të Moskës, i armatosur mirë dhe që po e çonte vendin e tij larg marrëdhënieve më të ngushta me Perëndimin.

Ukrainasit nuk janë budallenj. Ata joshen më shumë nga Varshava apo Berlini, sesa dielli i Minskut. Kur dëgjojnë për “shtëpinë e përbashkët evropiane”, ata e përkthejnë këtë si “diktatin sovjetik”. Sipas një sllogani të vjetër sovjetik, 2 plus 2 është e barabartë me 5. Koncepti mori jetë në vitin 1931, në mbështetje të nocionit se plani 5-vjeçar i Stalinit, mund të përfundonte brenda 4-vjetësh. Dy plus dy është e barabartë me pesë, është ende “e vërteta” që vjen sërish nga Moska. Kjo vlen të kujtohet në të gjitha negociatat që po zhvillohen mbi Ukrainën.

Ka pasur shumë zëra, që flasin për një projekt franko-gjerman që do të garantonte një armëpushim të mundshëm, që nga ana e tij do të përjashtonte “çfarëdolloj zgjidhje ushtarake” për konfliktin e Ukrainës (sigurisht me përjashtim të asaj që Putini ka në mendje). E këshillueshme apo jo,  Perëndimi ka nevojë të jetë i qartë mbi çështjen e dërgimit të armëve për të mbështetur qeverinë e Ukrainës (kancelarja Angela Merkel është kundër).

Është koha për të qenë të vërtetë mbi Putinin. Ai ka vendosur tanke dhe sisteme raketash përgjatë kufirit ukrainas, për shkak se është i vendosur as më pak e as më shumë sesa të ketë një Ukrainë të dobët, të trishtuar nga konflikti i nivelit të ulët në rajonin e Donjeckut, një vend me enklavën e tij pro-ruse alla Abkhazia apo Transnistria, të vendosura në sferën ruse të influencës.

Simboli përfundimtar i strategjisë për ta larguar Ukrainën nga bashkëpunimi më i ngushtë me Perëndimin, ndërsa përballet me probleme si rënia e çmimeve të naftës, apo edhe zhvlerësimi i monedhës kombëtare. Putini nuk do të lërë Ukrainën të shikojë interesin e vet. Ka vetëm një gjuhë që Moska e kupton: predhat antitank, radarët e betejës, dronet e zbulimit. Eshtë jetik forcimi i ushtrisë ukrainase me armatime të tjera. Të ndryshohet analiza e Putinit mbi kosto-përfitimin.

Kjo sigurisht ka rreziqet e veta, por nuk ka politikë që nuk bart asnjë rrezik. Kujtojmë këtu se Ukraina hoqi dorë nga më shumë se 1800 mbushje bërthamore, në këmbim të angazhimit të rremë të Rusisë në vitin 1994, për të respektuar sovranitetin dhe kufijtë e saj.

S’ka dyshim se Kievi ka fituar në këtë mënyrë të drejtën për diçka më shumë, sesa vizioni i “syzeve të natës”. Diplomacia aktuale e Perëndimit mbi Ukrainën po bazohet më shumë tek iluzionet dhe shumë më pak mbi realizmin. Dy plus dy është e barabartë me katër, në luftë dhe në paqe. /NYT/

a.g./www.bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit