-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pse nuk raportohen vrasjet e myslimanëve?

Më të lexuarat

Tre studentë të rinj në qytezën studentore Chapel Hill në Karolinën e Veriut, SHBA, u vranë të martën.

 

Sipas raportimeve, viktimat ishin studentë në universitetet aty pranë, me besim mysliman dhe kishin lidhje me njëri- tjetrin.

 

Ata janë 23- vjeçari Deah Shaddy Barakat, gruaja e tij, Yusur Mohammad Abu-Salha, 21 vjeç, dhe motra e saj, Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeç.

 

Një burrë, i quajtur Craig Stephen Hicks, 46 vjeç, është arrestuar në lidhje me ngjarjen. Ai thuhet se ishte ateist me bindje. Përveç këtyre detajeve, pak dihet për atë që ka ndodhur.

 

Por aktivistët online menjëherë kanë akuzuar mediat e mëdha se nuk e kanë mbuluar sa duhet ngjarjen.

 

Një hashtag #ChapelHillShooting është përdorur më shumë se 300 mijë herë jo vetëm në SHBA, por edhe në Britani, Egjit, Arabi Saudite dhe disa vende të tjera në Lindjen e Mesme.

 

Një hashtag në arabisht, që përkthehet “Masakra në Chapel Hill”, po ashtu po përhapet me shpejtësi dhe ka mbi 13 mijë mesazhe në Twitter.

 

Ky tag u nis nga Abed A. Ayoub, drejtori i politikave në Komitetin Amerikano- Arab Kundër Diskriminimit.

 

“Ju lutem të mbani në mendimet tuaja viktimat e Chapel Hill. Dhunë e pakuptimtë,” shkroi ai fillimisht.

 

Ndërkohë që mesazhet përhapeshin, ai nisi të përdorë argumentin se besimi i viktimave ishte arsyeja pse ngjarja nuk u mbulua siç duhet.

 

“Pse askush nuk i ka quajtur vrasjet në Chapel Hill si akt terrorizmi? Mos viktimat kanë fenë e gabuar,” shkroi ai më vonë.

 

Ndërkohë tag-u #JetaEMyslimanëveKaRëndësi është përmendur mbi 20 mijë herë pas vrasjes.

 

“Myslimanët përbëjnë lajm vetëm kur janë pas një arme, jo përpara saj,” ishte një mesazh tipik.

 

Çështja tani po mbulohet nga mediat lokale dhe ndërkombëtare.

 

*BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit