-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zyrtare: Kosova miqësore me Danimarkën në Prishtinë

Më të lexuarat

Kosova ka siguruar edhe një ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Përfaqësuesja jonë edhe zyrtarisht do të takohet me një prej kombëtareve të mëdha të kontinentit të vjetër, Danimarkën.

Kështu ka pohuar në një prononcim për Telegrafin, zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku.

Mirsad Çollaku, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Ai ka treguar se ndeshja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në fushën e stadiumit të Prishtinës, më 21 mars.

“Po është e vërtetë që Kosova do të luajë me Danimarkën. Ndeshja do të luhet më 21 mars në kryeqytetin tonë”, ka pohuar prizrenasi.

Theksojmë se katër ditë para takimit me danezët, Kosova do të luajë ndeshjen e parë për kualifikuese me Bullgarinë.

Kujtojmë se ‘dardanët’ kanë rast të artë që edhe përmes ‘play-off’ të kualifikohen në Euro 2020, ku do të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë.

Ndryshe, pos Bullgarisë, Kosova në kualifikuese është në grup me Anglinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit