Katër persona janë arrestuar para pak minutash në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një grabitje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, të dyshuarit janë arrestuar për një grabitje e cila ka ndodhur me 18 dhjetor 2018, në rrugën ‘Rinia’, në Prishtinë.
‘Nga një operacion i cili është realizuar para pak minutash, janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë’,ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, me datë 18 dhjetor, të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve (revole dhe thikë) kanë kryer një grabitje.
Pjesë e këtij operacionit ka qenë edhe bastisja e katër lokacioneve të ndryshme, ku policía ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ dhe dy thika.
Persona e arrestuar E.K, 17 vjeçar, A.K, 18 vjeçar, M.S, 18 vjeçar dhe A.G, 21 vjeçar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./kallxo