-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Natyra është ilaçi më i mirë mbrojtës ndaj depresionit

Më të lexuarat

Gjelbërimi në shëndetin mendor ka efekte shumë positive, ky rezultat vjen nga studiuesit britanikë. Në bazë të këtij rezulton se natyra është ilaçi më i mirë mbrojtës ndaj depresionit. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Landscape and Urban Planning”, tregon se banorët e Londrës, të cilët jetojnë në rrugët ku ka gjelbërim, apo lisa të mbjellë përgjatë rrugës, janë shumë më pak nën depresion dhe përdorin më pak tableta kundër depresionit, në krahasim me ata persona të cilët janë të rrethuar me beton të ftohtë.

Gjelbërimi është vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar një jetë sa më të mirë dhe të shëndetshme. Ai të krijon një pozitivitet që ndikon në mbarëvajtjen e organizmi tonë.

Dr. Philip Rode ka deklaruar: “Tashmë është vërtetuar se prania e sipërfaqeve të gjelbra ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, duke bërë që të përdorin më pak tableta kundër depresionit”. Prania e sipërfaqeve të gjelbëra, qoftë fjala për mal, kopsht apo park, paraqet një burim të rëndësishëm të lumturisë, sepse e zbutin stresin e jetës në qytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit