-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shumë nga ju e vuajnë pa e ditur, çfarë është misofonia?

Më të lexuarat

Misofonë – janë njerëzit që kanë një urrejtje ndaj disa tingujve

Njërëzit me Miso-foni, të cilët kanë një ndjeshmëri ekstreme ndaj të gjitha tingujve, përjetojnë gjithmonë një shqetësim të madh. Njërëzit me Miso-foni nuk mund të injorojnë zhurmat, gjë që ka efekte negative në jetën e tyre.

Po çfarë është misofonia?
Misofonia është kur një zë i (i zakonshëm) shkakton një reagim të fortë emocional, zakonisht zemërim, ankth ose neveri tek një person. Brenda milisekondash, tingujt interpretohen gabimisht nga truri si një kërcënim i cili aktivizon sistemin e alarmit të trurit, amigdalën (një zonë në tru). Këtu fillon reagimi “luftë-fluturim-ngrirje”, duke çliruar adrenalinë dhe kortizon për ta përgatitur trupin për të reaguar ndaj kwtij tingulli.

Ne nuk e kuptojmë plotësisht se sa fëmijë dhe të rritur vuajnë me Misofonia, por kjo gjë është më e zakonshme për njerëzit me çrregullime obsesive të forta (OCD), tringëllimë në veshë, autizëm dhe persona me vështirësi të përpunimit shqisor. Pse ndodh nuk është e qartë, por mund të ketë shkaqe psikologjike dhe neurologjike ose pjesë të një intolerance më të gjerë ndaj stimujve ndijor.
Kujdes! Njerëzit me Misofoni mund të frenojnë dhe mbulojnë veshët e tyre, të qajnë, të zemërohen ose të kapen nga një reagim paniku.
Burimi: BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit