-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I riu pa Prespektivë!

Më të lexuarat

Semir PAJAZITI

 

Duke filluar që nga pavarsia e Maqedonisë deri më sot ne shqiptarët në kontinuitet kemi levizuar. Kemi patur vështirësi por nuk jemi lëkundur. Skemi patur përfaqësim por nuk jemi dorëzuar. Nuk na kanë respektuar si të barabartë në vendin tonë ne përsëri kemi qenë të motivuar. Kemi luftuar me veten, me shtetin, me shoqërinë thuajse me të gjithë dhe prap së prap kemi qenë optimistë dhe kemi vazhduar rrugën tonë përpara edhe pse nga gjitha këto që permenda më lart nuk është se diçka ka ndryshuar. Por tani, pas gjithë këtyre viteve si duket edhe motivi jonë është duke pësuar një rënie. Optimizmi apo thënë në gjuhën popullore shpresa na ka bërë edhe më të fortë ndërsa tani jemi duke humbur edhe atë.

Nëse analizojmë situatën të përgjithshme të rinisë tonë mesiguri se duhet të dëshpërohemi rëndë. Pik së pari si shqiptarë jemi të diskriminuar nga vetë shteti dhe kjo deri diku nuk është edhe suprizë sepse tek e fundit e dimë se nacionalizmi maqedonas sidomos ne vitet e fundit ka arrirë kulmin e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe kjo nuk përbën një suprizë. Më e keqja ndodh se shqiptarët në Maqedoni diskriminohen edhe nga vetë partitë shqiptare. Për të bërë një komparacion të thjeshtë mund ta ilustrojmë më realisht se në çfarë “derexhe” na kanë sjellë partitë politike shqiptare që kanë qenë pjesë e pushtetit. Supozojmë (edhe pse ska nevoj për supozim se rastet janë te vërteta) se dikush me mund, me sakrificë dhe në pamundësi financiare ka kursyer kafshatën e gojës, është arsimuar me rezultate të shkëlqyeshme (qofshin ato edhe solide) dhe ne fund është i pavlerë përballë një militanti partiak (me perjashtime minimale) që mezi ka mbaruar një gjysëm shkollë të mesme apo duke blerë një diplomë fakulteti (pa kasë fiskale, se përndryshe shteti do arketonte shumë të holla nga tatimi i këtij “produkti”).

Kur të përmbledhësh punën e partive shqiptare nga viti 2002 e deri më sot jo vetëm që nuk arritën të plotsojnë përfaqësimin e shqiptarëve në numra (apo me përqindje) ata arritën që edhe ato punësime në numra (me përjashtime) ti kthjenë në përfaqsime jokualitative, të turpshme dhe qesharake. Po tek e fundit nëse analizojmë pak me detalisht edhe ata që janë punësuar në administratën shtetërore nuk është se kanë faj por thjesht politika ka vrarë endrën e tyre për tu avancuar në sferën ne segmente tjera të shoqërise duke i lënë të gjithë pa perspektive dhe duke i mbushur mendjen rinisë se endra e vetme e rinisë shqiptare duhet të jetë administrata shtetrore. Po çka ndodh me ata që nuk mund të punësohen në administratën shtetërore? A kanë ata ndonjë perspektive tjetër? Realisht nëse ata të parët skanë perspektive ky grupi i dytë zgjedhje tjetër nuk ka përveç se të largohet prej këtu. A është kjo zgjidhja më e lehtë? PO!. A është kjo gjëja e duhur? Apsolutisht JO! Ne sot më shumë se kurrë kemi rini të arsimuar, rini me njohuri të përgjithshme si asnjëherë më pare. Kemi rini që mund dhe din të na përfaqëson dhe ka kapacitet për të na udhëhequr. Ndoshta kjo e fundit që përmenda është rruga më e vështirë, mirëpo është rruga që të paktën na mban gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë. Tani më shumë se kurrë është momenti që gjithë rinia të organizohet. Të tregojë shpirtin e vërtetë që ka në dinamikën e një shoqërie moderne. Momentin kur rinia humb betejën me vetveten atëherë dal ngadal fillon të vdesë edhe shpresa e gjithë një shoqërie si tërësi. Nëse nuk gjallërohemi dhe të marrim fatin në dorën tonë atëherë do vazhdojmë të pajtohemi me fatin, do vazhdojmë të nënçmohemi, të përulemi përapa të paditurve dhe kriminelëve do lejojmë që fati jonë të jetë në duart e atyre që përveç përfitimeve personale, materiale dhe financiare nuk i bëhet von as për popull as për rini. Nëse ne nuk ndryshojme kahjen vetë atëhere nuk kemi asnjë perspektivë për ardhmërinë tonë. Thjesh do kënaqemi me pallavrat dhe përallat e atyre që janë në pushtet ose një nga një do marrim rrugën e kurbetit dhe do harrojmë ose tradhëtojmë amanetin e të parëve tonë që të mbetemi zot të vatanit tonë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit