Fiorentina ka mposhtur Romën në Stadio Olimpico me rezultat 2 me 0 për të siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Italisë.
Të dy golat në këtë ndeshje i shënoi Mario Gomez.
Ish-sulmuesi i Bayernit fillimisht realizoi në minutën e 65-të pas asistimit të Manuel Pasqualit, ndërsa në minutën e 89-të me golin e dytë personal vulosi fitoren e Fiorentinës.
Roma, që nuk po kalon në formë të mirë në ligë, nuk rrezikoi asnjëherë portën e “Violas”.
Fiorentina në gjysmëfinale takohet me kampioni italian, Juventus.