3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Armë nga SHBA dhe NATO për Ukrainën?

Më të lexuarat

Sipas një raporti të “New York Times” politika e SHBA-së dhe e NATO-s ndaj Ukrainës gjendet ndoshta para një ndryshimi kursi. Sipas kësaj gazete po shqyrtohet mundësia për t’i mbështetur trupat e qeverisë ukrainase me armë në luftën kundër separatistëve rusë në Ukrainë lindore. Sipas një nëpunësi të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes këto furnizime janë pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e konfliktit. Deri tani ndihmat amerikane kanë qenë të kufizuara në “asistencën jo vdekjeprurëse”, pra kryesisht në ushqime dhe ilaçe.

Miratim nga Këshilli i Sigurimit

Sipas politologut Daniel Warner furnizimet me armë vështirë se mund të justifikohen në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare. “Në një konflikt të brendshëm, fuqitë e huaja mund të ndërhyjë vetëm kur ky përbën një kërcënim për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare” – tha ai për DW-në.

Sipas të drejtës ndërkombëtare furnizimet me armë nga SHBA dhe NATO mund të jenë të ligjshme vetëm nëse para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mund të vërtetohet se kemi të bëjmë me një rast emergjence akute ose që qeveria e një vendi ka kërkuar në mënyrë specifike një ndërhyrje.

 Dr. Daniel Warner

Dr. Daniel Warner

Një mundësi e dytë do të ishte sipas Warner-it që krizë në Ukrainë të klasifikohet si një konflikt ndërkombëtar. Por edhe në këtë rast SHBA dhe NATO do të ketë nevojë për miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Dhe Rusia do ta pengojë atë natyrisht me veton e saj.”

Perëndimi në barrën e provës

Për të përligjur furnizimet me armë të forcave qeveritare të Ukrainës duhet SHBA të paraqesë prova se Rusia furnizon me armë separatistët. “Pastaj mund të argumentohet me të proporcionalitetit të mjeteve”, thotë Warner. Por kjo dëshmi nuk ekziston sikurse edhe ajo që vendet perëndimore kanë ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën e brendshme të Ukrainës, siç pretendon Moska. Të dy këto akuza ekzistojnë që nga fillimi i krizës në Ukrainë.

Mbështetja supozuar e separatistëve nga Moska është një arsye për sanksionet ekonomike nga ana e BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s kundër Rusisë.

Për shkak të gjendjes së pandryshuar BE i ka zgjatur sanksionet edhe me gjashtë muaj. Në kombinim me çmimin e ulët të naftës, ekonomia ruse po vuan prej kufizimeve të rënda tregtare.

Merkel i përjashton furnizimet me armë gjermane

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën (02.02.2014) se ajo e përjashton mundësinë e furnizimeve me armë gjermane për Ukrainën dhe përsëriti thirrjen e saj për rivendosjen e armëpushimit, siç është rënë dakord në planin e paqes në Minsk. Konflikti nuk mund të zgjidhet ushtarakisht, tha kancelarja.

Por as zgjidhjet diplomatike nuk po duket se janë të afërta. Në Minsk u ndërprenë sërish bisedimet për paqen, pasi në Ukrainën Lindore kishin shpërthyer sërish luftimet.

Që nga shpërthimi i tij në prill 2014 konflikti i armatosur në Ukrainën lindore u ka kushtuar jetën më shumë se 5.000 vetëve. Rreth 900.000 vetë janë larguar sipas OKB-së nga shtëpitë e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit