3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si të krijoni një Terrarium (minikopësht)

Më të lexuarat

Pse ju duhet një Terrarium?

Me një Terrarium në ambjentin tuaj, ju shtoni ambjentin e gjelbër që ju rrethon në hapësirën tuaj të brendshme dhe njëkohësisht çlodheni natyrshëm! Ato jo vetëm janë një çlirues i rëndësishëm i oksigjenit, por edhe krijohen lehtë, madje mund të bëhen një shumëllojshmëri e formave dhe madhësive. Ju mund të zgjidhni enën e përshtatshme për çdo dekor.

Materiale

– Enë prej qelqi
– Copa qymyr druri
– Një kovë tokë
– Terrarium i përshtatshëm për bimët
– Myshk
– Doreza
– Ujitës
– Lopatë e vogël

 Baza

Shtoni rreth 3-5 cm qymyr druri në fund të enës.

Përzieni

Përzieni qymyrin e mbetur me tokën,  me dorë ose me mistri .

Shtoni shtresën e dytë

Plotësoni një të katërtën ose një të tretën e enës suaj me përzierje qymyri dhe dheu. Butësisht ngjisheni tokën çdo 5 cm për të shmangur xhepat me ajër që mund të mbeten.

Shtoni bimët

Hiqni me kujdes bimët nga ena e tyre (e blerjes) dhe vendosini sipër tokës por me një ndarje nga njëra tjetra. Lejoni hapësirë ​​të mjaftueshme mes bimëve për tokë shtesë.

 Eleminoni xhepat me ajër

Përdorni duart tuaja për të ngjeshur tokën rreth bimëve. Bimët futini thellë mjaftueshëm në tokë për të mbuluar të gjitha rrënjët e tyre dhe për të mos dalë mbi buzët e enës.

Dekorimi

Me dorashka, vendosni pak myshk në sipërfaqe dhe mes bimëve.

 Jepuni një pije!

Bimët e ujit duhen vendosur në një zonë me dritë të mjaftueshme, por të tërthortë. Sasia she shpeshtësia e ujitjes varet nga llojet e bimëve që keni zgjedhur dhe mjedisin ku ato rritjen.

Kujdesi i mëtejshëm

Mirëmbajtja është minimale kur kemi krijuar një Terrarium me bimë. Duke u rritur ju mund të dëshironi të shkurtoni çdo degë që del jashtë mbi buzët e enës suaj./100rev

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit