3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mercedesi i parë elektrik: Gjermanët nisin ashpër garën, shkaktojnë “dhimbje koke” për Tesla

Më të lexuarat

Mercedes bëri të ditur objektivat “agresive” për të zënë vendin e parë në tregun e makinave elektrike, ndërkohë që prezantoi modelin EQC, që është i pari i kompanisë gjermane.

Eventi në Stockholm, shënoi nisjen e garës për gjermanët, me një model SUV që ka kapacitet prej 450 kilometra me 1 karikim dhe që synon të tërheqë konsumatorët me luks dhe teknologji.

Daimler synon që të ketë rreth 10 variante të makinave elektrike deri në vitin 2022, një objektiv që u përsërit këtë javë nga kreu ekzekutiv Dieter Zetsche, i cili shpreson që EQC dhe modelet e tjera elektrike të zënë 15-25% të shitjeve deri në vitin 2025.

Gjermanët po prezantojnë konkurrentët e Tesla, ndërkohë që konsumatorët po nisin të përshtaten me makinat elektrike, kryesisht prej rregulloreve që kanë rritur çmimet e makinave me naftë.

“Me sa kuptoj, kur dëgjoj publikun dhe konkurrentët, objektivat tonë janë më shumë agresive se sa mbrojtës”, tha kreu ekzekutiv.

Tesla nuk ka patur asnjë konkurrent të denjë deri më tani, gjë që e ka bërë që të kthehet lehtë në lojtarin kryesor dhe të bindë konsumatorët që të paguajnë një prim për makinat elektrike, që nuk kanë historik mbi cilësinë apo ujdi për shërbime dhe suport.

Makinat gjermane kanë histori shekullore në manifakturë dhe një bazë ekzistuese të klientëve. Tashmë që modelet e tyre po hyjnë në treg, Tesla përballet me sfida në gjenerimin e parasë dhe manaxhimin e shkallës së prodhimit, raporton SCAN.

Kreu i Mercedes tha se Tesla do të jetë një konkurrent i gjermanëve në tregun e makinave elektrike.

Megjithatë, ai tha se asnjë prej 3 modeleve të Tesla nuk përbën një rival direkt ndaj EQC, ndërkohë që kategoritë SUV kanë qenë tejet të suksesshme në vitet e fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit