1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Alma Lama është shkarkuar nga Hashim Thaçi sepse e ka paraqit Kosovën ku ka “Islamik Radikal”

Më të lexuarat

Hashim Thaçi e shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores dy vjet pasi e kishte emëruar. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë ajo u shkarkua pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik. Lama si kundërpërgjgije ndaj kësaj, ka publikuar një intervistë në italisht, ku ajo ka treguar se Kosova është shtet sekular dhe e ka luftuar ekstremizmin fetar, dhe nuk është fetar. Në një postim në Facebook ajo shton se “shpifjeve të orëve të vona të natës iu përgjigjem me këtë intervistë të disa muajve më parë. Arsyetimin zyrtar ende po e pres”.

“Mendoj që paraqitja e imazhit të Kosovës si vend i radikalizuar, si e prezantojnë disa medie joprofesionale ose siç e paraqet propaganda e Beogradit, është e dëmshme dhe larg nga e vërteta”, thoshte Lama në një intervistë të saj në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se Kosova është vend sekular, e jo islamik, në pyetjet e gazetarit që i drejtohej Kosovës si shtet islamik në zemër të Evropës. (Intervista në italisht)

“Fillimisht, Kosova nuk është shtet islamik, por  një shtet sekular në të cilin respektohet liria e feve si në cdo shtet tjetër demokratik. Kosova ka kushtetutën më moderne në Evropë kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe për kujdesin ndaj minoriteteve. Shumica e popullsisë i takojnë një islami modern, por si shtetet e tjera evropiane, edhe Kosova është sekulare. Secili etiketim si ‘shtet islamik’ është gabim”, kishte shtuar tutje ambasadorja e shkarkuar e Kosovës në Itali.

Lama në këtë intervistë ishte pyetur për ekstremizmin fetar në Kosovë. Në përgjigjen e saj, ajo pranon se ky fenomen është prezent në vend. Por thotë se ky është si rezultat i vendit që ka dalë jo shumë moti nga lufta. “Ky është një fenomen i pasluftës kur organizatat e ashtuquajtura humanitare hynë në Kosovë dhe disa prej tyre kishin agjenda religjioze. Është e rëndësishme të theksohet se ka reaguar fuqishëm ndaj eksponentëve të rrezikshme. Disa janë arrestuar”, kishte thënë Lamaj.

Ndërsa Lama ka mohuar që në Kosovë të ketë pasur qendra të trajnimit të xhihadistëve, duke thënë vetëm se ka pasur disa individë që kanë shkuar në Siri në fillim të luftës atje. Ndërkaq, mediat kanë publikuar dje një artikull lidhur me emërimin e Lamës ambasadore, dy vjet më parë. Ajo u akuzua nga opozita se kishte dhënë votën për zgjedhjen e Thaçit president në këmbim të postit të ambasadores në Romë.

Pasi ishte zgjedhur Thaçi president, në shkurt të 2016-ës, ish deputetja e LDK-së disa muaj më vonë ishte akomoduar në Romë ku filloi detyrën e re si ambasadore. Të martën Presidenca njoftoi se Thaçi ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Lamës. Në vend të saj ambasadore në Itali do jetë Bukurie Gjonabalaj, e cila edhe më parë kishte shërbyer të këtë shtet si ambasadore.

ma.me

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit