Dita ditës janë duke u zbuluar detajet e Samsung Galaxy S6 dhe tani spekulohet se pajisja e re e firmës jug-koreane do të ketë ekran 5-inç.
Në dokumentet e siguruara nga ueb-faqja UAProf konfirmohet se telefoni do të ketë ekran 5-inç me rezolucion QHD ndërsa spekulohet se çmimi i pajisjes do të jetë vetëm 405 dollarë.
Më herët është raportuar se telefoni do të ketë procesorin Exynos 7420 octa-core CPU, 3 gigabajt RAM memorie dhe kamerën kryesore 20-megapixel, transmeton Koha.net.
Deri më tani, Samsung ka konfirmuar se telefoni i ri Galaxy S6 nuk do të ketë mbështjellës plastik ashtu si paraardhësit e tij, por nuk ka bërë të ditur nëse xhami apo alumini do të jenë përbërësit kryesor.