4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Blogerja bënë video për atë që ndodhi tek emisioni i Ermal Mamaqit: Seksizmi nuk është shaka

Më të lexuarat

Blogerja amerikane, Alyne, e dashura e Nas Daily, ishte e ftuar pak javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”. Ndërkohë në emision, Alyne u përball me një situatë të pakëndshme. Ermali, ftoi Kejvinën në studio, për t’i bërë një pyetje Nasit, por pyetja u pa si ofendim nga Alyne, e cila nisi të qante.

Kejvina e pyeti Nasin, nëse erdhi në Shqipëri për të njohur vajza të tjera. Ndërkohë që këtë pyetje Alyne nuk e priti mirë dhe tha se, femrat në Shqipëri shihen si objekte seksi. Ndërkohë pas shumë polemikash mes Ermalit dhe Nasit, në rrjete sociale, ka ardhur një reagim nga ana e Alyne-s. Së fundmi, Alyne ka bërë një tjetër video, kur flet për ndodhinë e pakëndshme. Ajo tregon se, në këtë emision ka shumë momente seksiste.

Që nga muzika, hyrja e Kejvinës dhe më pas pyetja e saj. Alyne thotë se, seksizmi nuk është një shaka dhe në Shqipëri ka shumë stereotipa seksulë.

https://www.facebook.com/dearalyne/videos/252837255411217/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit