-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni viziton sot Shqipërinë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni do të realizojë një vizitë zyrtare sot në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Hyseni do të pritet sot në Tiranë në një takim zyrtar nga Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Saimir Tahiri. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, takimi ndërmjet dy ministrave do të zhvillohet në orët e vona të pasdites në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjithashtu bëhet e ditur se pas takimit, Ministrat Tahiri dhe Hyseni do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në Shqipëri ishte për një vizitë zyrtare edhe Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, i cili zhvilloi takime zyrtare me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe zyrtare të tjerë të këtij dikasteri.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit