Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Paris, është takuar sot me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan Ai në një postim në Twitter e ka quajtur Erdogan një mik të vërtetë dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. “Si gjithmonë, ishte e mrekullueshme të takoheshim dhe të bisedonim me presidentin e Republikës së Turqisë, Erdogan. Ai është një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tij në mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë, pajtimit dhe integrimit euroatlantik.”