4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Teknologjia i bën njerëzit më inteligjentë

Më të lexuarat

Liderët e teknologjisë në deklaratat që bënë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër janë mendimit se falë teknologjisë njerëzit janë më inteligjentë.

 

Besimi, konsensusi global, përfshirja dhe mbështetja e qeverisë në ndërtimin e infrastrukturave janë sfidat kryesore e të ardhmes digjitale, është ky besimi i një paneli të liderëve të teknologjisë në aktivitetin World Economic Forum të mbajtur në Davos, Zvicër.

Sheryl Sandberg“Mënyra e vetme që të ndryshojë gjendja e njerëzve që nuk kanë qasje në internet është ofrimi i aksesit me çmim të ulet” është shprehur zyrtarja më e lartë operative e Facebook, Sheryl Sandberg. Ajo gjithashtu vuri theksin edhe tek zgjerimi i përdorimit të internetit nga femrat, duke qenë se ato mund të kenë goxha benefite, të cilat më vonë i kalojnë edhe tek fëmijët e tyre. Ajo u shpreh në këtë mënyrë duke vënë në dukje edhe faktin se femrat janë ato të cilat kanë më pak të ngjarë të kenë një telefon, të lidhen me internetin apo të dinë të përdorin një telefon.

Thirrja e saj për përfshirjen e grave bëri për vete shumë duartrokitje nga audienca e madhe e cila ndodhej në Qendrën e Kongreseve në Davos, ku ajo foli së bashku me Eric Schmidt, kryetari ekzekutiv i Google; Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Micros

 

Në fakt, i gjithë ky panel u kthye në një manifestim të mirënjohjes ndaj teknologjisë. Schmidt tha se falë teknologjisë njerëzit e ditëve të sotme janë më inteligjentë. Colao e krahasoi internetin me ujin dhe oksigjenin, i nevojshëm për çdokënd.

Por në një panel tjetër, të quajtur “In Tech We Trust/ Në teknologji ne besojmë”, Marc Benioff, kryetari dhe shefi ekzekutiv i SalesForce.com nuk kishte një opinion po kaq të mirë sa edhe të sipërpërmendurit. Ai tha se besimi ishte thyer rrënjësisht midis konsumatorëve dhe kompanive teknologjike dhe ka ardhur nevoja e një ndryshimi drastik. Kompanitë teknologjike po përdorin të dhënat e klientëve të tyre për qëllime të ndryshme , duke përfshirë këtu edhe marrjen e sasive të mëdha të të hollave. “Vetëm me anë të një transparence radikale ne mund të marrim nivele radikale të reja besimi, gjë e cila është e domosdoshme të bëhet” -shprehet zoti Benioff.

“Ju vërtet keni nevojë për transparencë, por ju gjithashtu duhet të përballoni zgjedhjet dhe kontrollin individual” -tha Marissa Mayer, shefja ekzekutive e Yahoo. Ajo shtoi se shumë përdorues të internetit dëshirojnë një eksperiencë të personalizuar, por në momentin që e dëshiron një diçka të tillë duhet të heqësh dorë nga privatësa. “Nuk është i mundur personalizimi pa na vënë në dije se cili jeni ju në të vërtetë”, tha ajo.

Konsensusi i çdo të pranishmi ishte vërtet fakti se besimi ishte një shqetësim i madh, por gjithsesi shumë prej tyre theksuan se kërkesat e qeverisë për kompanitë teknologjike ishin njësoj shqetësuese, ose më shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit