-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Njëri prej të akuzuarve për përdhunimin e Vasfijes, sot polic i Kosovës

Më të lexuarat

Më 17 prill të vitit 2013, Gjykata Themelore e Mitrovicës i kishte liruar dy serbët, Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq, nga akuza për pëdhunimin e Vasfije Krasniqit, e cila në atë kohë ishte një vazjë e mitur, 16 vjeç. Për përdhunimin që kishte ndodhur më 14 prill të vitit 1999, Dejanoviq dhe Bojkoviq ishin shpallur të pafajshëm, ndërsa Dejanoviq ishte dënuar me 1 vit e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje.

Aktakuza kundër dy serbëve ishte ngritur më 12 nëntor të vitit 2012. Në bazë ta aktakuzës, Dejanoviq më 14 prill të vitit 1999, i armatosur me pushkë dhe duke e kërcënuar me thikë, e kishte detyruar Krasniqin që të kryej akte seksuale kundër vullnetit të saj brenda veturës së tij në fshatin Babimoc.

I akuzuari Dejanoviq, në atë kohë, në cilësi të pjesëtarit të policisë serbe e kishte rrëmbyer Vasfijen nga shtëpia e saj në fshaitn Stanoc i Ulët, në prani të disa prej anëtarëve të saj të familjes dhe më pas e kishte dërguar në vendin ku ka kryer krimin në Babimost.

Ndërkaq, i akuzuari i tyre Bojkoviq, e kishte përdhunuar Krasniqin, e cila ishte rrëmbyer nga Dejanoviq, në një shtëpi që ishte ende në ndërtim e sipër në po të njëjtin fshat.

Sipas aktakuzës, Dejanoviq viktimën Vasfije Krasniqi e kishte hedhur në dysheme në shtëpinë e sipërpërmendur dhe e kishte detyruar të bëj akte seksuale kundër vullnetit të saj.

Përkundër të gjitha fakteve që ishin dhënë në gjykatë, konfirmimit të vet Vasfijes për përdhunuesin e parë, konfirmimit të dëshmitarëve okularë se Dejanoviq e kishte marrë atë nga shtëpia e saj në Stanoc të Ulët, gjykata i kishte shpallur të pafajshëm.

Rastin e shpalljes së dy serbëve si të pafajshëm, Fondi i të Drejtës Humanitare e kishte konsideruar si joprofesional.

“Në bazë të analizës së aktgjykimit, FDH Kosovë vlerëson se gjykata aktgjykimin lirues për krime të luftës e ka bazuar në identifikimin joprofesionalisht të kryer të të akuzuarve, përkatësisht në faktin se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit, secili individualisht janë kryerës të këtij krimi mizor. Është e pakontestueshme se e mitura V.K. ka qenë e rrëmbyer nga familja e saj dhe se pas kësaj ka qenë e dhunuar. Për vërtetimin e përgjegjësisë, thebësore për gjykatën ka qenë, megjithëkëtë, identifikimi i kryerësit. Edhe pse gjykata, sipas ligjit, ka të drejtë në vlerësimin e lirë të provave, FDH Kosovë pret që Gjykata e Apelit do ta kthejë këtë lëndë në rigjykim. Viktima e dhunimit, e cila në kohën e këtij krimi të rëndë ka qenë e moshës jomadhore, e meriton që provat të analizohen e pakta edhe nga ana e një trupi gjykues, sepse nuk guxon të lejohet që viktima e dhunimit të bëhet edhe viktimë e drejtësisë së peshuar në mënyrë joadekuate. FDH Kosovë vlerëson se gjykata duhet që gjatë procedurës së ardhshme të ketë parasysh faktin se viktima ka qenë e moshës jomadhore kur është dhunuar, se ka kaluar nëpër një ferr të llojit të vet dhe se guximi i saj që, përkundër traditës kosovare patriarkale, të paraqitet dhe publikisht të dëshmojë në gjykatë, përbënë përsëritje të këtij ferri”, kishte konstatuar FDH.

Monitorimi i gjykimeve për krime lufte nga FDH

Megjithatë, më 27 qershor 2014, Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq ishin riarrestuar nga policia e EULEX-it për përdhunimin e Vasfijes për shkak se siç thuhej në njoftimin e EULEX, Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe i kishte shpallur dy të pandehurit fajtorë për akuzën e krimeve të luftës ndaj popullatës civile sipas nenit 142 Kodit Penal të ish RSFJ-së.

Megjithatë, Gjykata Supreme e Kosovës, me panelin me përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Nesrin Lushta, më datën 30 shtator të vitit 2014, e kishte sjellë aktgjykimin në lëndën “Prokurori kundër Dejanoviqit dhe Bojkoviqit”, me të cilën të akuzuarit Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq prapë ishin liruar nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile.

Ata kanë qenë të akuzuar për dhunim të shqiptares gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

Njëri prej të akuzuarve, pra Jovica Dejanoviq, sot punon si zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Madje, një fotografi e tij ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, pas rrëfimit të ngjarjes nga Vasfije Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit