Presidenti Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), deklaroi të dielën se treguesit ekonomikë të Turqisë janë në një pikë më të mirë sesa shumë vende të tjera…
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), deklaroi të dielën se treguesit ekonomikë të Turqisë janë në një pikë më të mirë sesa shumë vende të tjera.
“Turqia qëndron sot shumë, shumë larg nivelit ku mund të ketë nevojë për mbështetjen kreditore dhe rrjedhimisht për asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Turqia e ka mbyllur defterin e FMN-së një herë e përgjithmonë”, theksoi kreu i shtetit turk gjatë fjalës së rastit në ditën e fundit të Takimit 27. Këshillimor dhe Vlerësues të AK Partisë, mbajtur në Këzëllxhahamam të Ankarasë
Nga ana tjetër, në përgjigje interesit të gazetarëve pas përfundimit të këtij takimi, Erdogani u prononcua edhe në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, korrespondent i së përditshmes amerikane “The Washington Post”, i cili nuk është parë më që kur hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, më datë 2 tetor.
“Pritja ime ende është qëllimmirë. Lus Zotin që të mos ballafaqohemi me një situatë të padëshirueshme. Si president, unë jam duke e ndjekur rastin dhe do të informojmë opinionin publik botëror pavarësisht se cili do të jetë rezultati. Jemi duke kontrolluar të gjitha hyrje-daljet në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll. Duam të arrijmë urgjentisht në një përfundim”, siguroi Presidenti Erdogan.