14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rrëfehet roja në Guantanamo: CIA vrau të burgosurit dhe bëri që kjo të dukej si vetëvrasje

Më të lexuarat

Çfarë ndodhi me të vërtetë në natën e 8 qershorit të vitit 2006? Sipas Qeverisë amerikane, tre të burgosur, të gjithë pjesë e luftës globale kundër terrorizmit, varën vetën në qelitë e tyre. Por, rreshteri Joseph Hickman, që atë natë ishte roje në kampin Delta, beson se ndodhi diçka tjetër. Thotë se të tre burrat u vranë në fshehtësi nga CIA në Guantanamo. Pasi la ushtrinë, Hickman ka kaluar vjet duke hetuar vdekjen e tyre. Hetimet e tij u shkruajtën në librin ‘Vrasje në kampin Delta’. Në një intervistë për ‘Vice Neës’ ai tha se është e pamundur që të tre të kryejnë vetëvrsje ne të njëjtën kohë pasi qelitë e të burgosurve kontrolloheshin çdo katër minuta. Tre të burgosurit ishin 37 vjeçari Salah Ahmed Al-Salami nga Jemeni, Mani Shaman Al-Utaybi, 30 vjeç nga Arabia Saudite dhe 22 vjeçari Yasser Talal Al-Zahrani po ashtu nga Arabia Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit