Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e dhunës ndaj grave, Rashida Manjoo ka anuluar vizitën në Palestinë, e cila ishte planifikuar, për shkak të mos përmbushjes së “marrëveshjes” nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas OKB-së, vizita Manjoo-së në Palestinë ishte planifikuar për të mbledhur informacione mbi mos përmbushjen e marrëveshjes për e hyrjen e raportueseve të OKB-së në Palestinë. “Kam pritur që qeveria izraelite në gjashtë javët e fundit të bashkëpunoj në një mënyrë të vazhdueshme në lidhje me hyrjen time në Palestinë,” tha Manjoo. Manjoo shpjegoi se ajo kishte mbështetjen e qeverisë izraelite para vizitës, përfshirë edhe vizën hyrëse. “Fatkeqësi është parandalimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me gratë viktima të dhunës. Vizita ime është penguar për shkak të mosgatishmërisë së qeverisë pushtuese izraelite,” shpjegon Manjoo. Siç tha ajo, gjatë vizitës ishin planifikuar takime me zyrtarët palestinez, organizatat joqeveritare, viktimat e dhunës, kampet e refugjatëve dhe burgjet. Manjoo shtoi se ende dëshiron të vizitojë Palestinën dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite që ti lejohet hyrje në atë zonë.