-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Palestina parashtron ankesë në GJND ndaj SHBA-ve

Më të lexuarat

Palestina ka parashtruar ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj SHBA-ve, me arsyetimin se SHBA-të nuk po e respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare

 

Palestina ka parashtruar ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj SHBA-ve, me arsyetimin se SHBA-të nuk po e respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga GJND, selia e së cilës ndodhet në Hagë, thuhet se Palestina ka thënë se SHBA-të duhet t’i respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe se ka kërkuar që gjykata të marrë vendim që SHBA-të të tërheqin ambasadën nga Kudsi.

Në deklaratë thuhet se Palestina ka parashtruar ankesë në gjykatë me arsyetimin se hapja e ambasadës së SHBA-ve në Kuds është në kundërshtim me Marrëveshjen e Vjenës, të arritur më 18 prill 1961.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds. Pas kësaj, më 14 maj të vitit 2018 SHBA-të me një ceremoni zyrtare bënë hapjen e ndërtesës së re të ambasadës në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit