2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Obama njofton masa të reja për rritjen e sigurisë kibernetike

Më të lexuarat

Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhur direkt me internetin, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj edhe kërcënimet kibernetike janë një. Administrata e presidentit amerikan Barak Obama ka përgatitur një projektligj të ri mbi sigurinë kibernetike, të cilin do t’ia dërgojë Kongresit për votim dhe i cili synon intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mbi sigurinë kibernetike mes sektorit publik dhe atij privat. Presidenti Barack Obama iu drejtua të pranishmëve në Qendrën e Sigurisë Kombëtare Kibernetike dhe paralajmëroi hapa të rinj të udhëheqjes amerikane në këtë fushë. Obama ka theksuar se sektorët e ndryshëm të rëndësishëm, të tillë si infrastruktura, financa, energjia elektrike dhe gazsjellësi janë lidhura direkt me internetin dhe theksoi se për shkak të kësaj kërcënimet kibernetike janë një problem në rritje. Duke theksuar se sektori privat dhe publik nuk mund të përballen vetë me këtë problem, Obama tha se Kongresit do ti dërgohet propozimi që do të forcojë bashkëpunimin e tyre dhe luftën kundër këtij fenomeni. “Ky draft përfshin rritjen e përgjegjësive për subjektet që ndajnë informacion mbi kërcënimet kibernetike, si dhe mbrojtje më të mirë të jetës private dhe lirive të personave fizikë,” tha Obama, duke shtuar se ai do të jetë i përditësuar edhe me çështje të tilla si intensifikimi i punës së forcave të sigurisë në fushën e monitorimit dhe arrestimit të kriminelëve kibernetike. Kreu i shtetit amerikan Obama bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë në muajin e ardhshëm në Universitetin Stanfor do të organizojë samitin për siguri kibernetike që do të mbledhë zyrtarë, ekspertë nga fusha e sigurisë, industrisë teknologjike, mbrojtësit e të drejtave të konsumatorit dhe të sektorëve të tjera të ngjashëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit