3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shqiptarët dalin në Hungari me ndihmën e policisë së Serbisë

Më të lexuarat

Portali “Infokusi” ka siguruar një video ku shihet qartë se Policia e Serbisë po trafikon shqiptarët nga Subaotica në Hungari.
Policët e uniformuar shihen që janë në pjesën e parë të një furgoni, ndërsa në pjesën e prapme janë katër shtetas kosovar që i kanë paguar policët pët ti nxjerrë matanë kufirit.
Njëri nga protagonistet e kësaj video i ka thënë portalit “Infokusi” se pasi kanë renë në duart e policisë serbe, ata kanë dashur t’i paguajnë vetëm për të mos i ndalur ose burgosur, por policia i ka thënë se ata mund t’i qesin matan kufirit nëse i paguajnë 1500 euro.
Bartja e tyre siç shihet në video dhe foto është bërë me veturë zyrtare të policisë.
“Infokusi” në vazdhimësi ka raportuar për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës dhe për peripëcitë që ata hasin gjatë rrugëtimit për një jetë më të mirë në perëndim./Infokusi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit