Djegia e stadiumit të Trepçës ’89, “Riza Lushta”, ishte një goditje e madhe për futbollin kosovar në përgjithësi. Por, kush në të vërtetë ia vuri flakën stadiumit?
Policia e Kosovës ka konfirmuar që tani për tani rasti po hetohet, ndërsa krerët e klubit mitrovicas dyshojnë në faktorin njeri. Sipas informacioneve të siguruara nga Tribuna, dyshimet kryesore hidhen mbi supet e një grupi të rinjsh, që dyshohet se janë narkomanë.
Zona përreth stadiumit “Riza Lushta” është mjaft e frekuentuar nga ky grup dhe një gjë të tillë e di shumë mirë edhe Policia e Kosovës. Gjatë ditëve në vijim priten zhvillime të reja në zbardhjen e rastit./tribuna