Presidenti, Recep Tayyip Erdogan priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë pune.
Presidenti, Recep Tayyip Erdogan priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë pune.
Takimi i realizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara zgjati afërsisht një orë.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Para nisjes nga Gjermania, ministri Maas deklaroi se “Turqia është më tepër se një vend i madh fqinj dhe është një partnere e rëndësishme e Gjermanisë”.
Në mesazhet e publikuara në gjuhën turke nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, ministri Maas shkroi kështu: “Kemi vullnet të fortë për ti avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Dua që vizita ime në Turqi të kontribuojë në këtë drejtim, sepse Turqia është më shumë se një vend fqinj”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas sot do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Liceun Gjerman në Stamboll me rastin e fillimit të vitit shkollor 2018-2019.