Vaji i ricinit është ekstrakt i farave të bimës së ricinit. Ka ngjyrë të verdhë të ndritshme dhe veçori të shkëlqyeshme kundërinflamatore dhe antioksidative. Me shekuj përdoret për qëllime terapeutike dhe mjekësore. Dhe derisa ka aromë dhe shije të pakëndshme, shpesh përdoret gjatë prodhimit të produkteve kozmetike (kremra, sapunë) dhe si vaj për masazh.
Vaji i ricinit mund të përdoret jashtë dhe brenda, respektivisht mund ta aplikoni në lëkurë ose ta konsumoni si ushqim.
Pasi që forcon imunitetin, vaji i ricinit mund të lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa efikas është treguar edhe tek lehtësimi i simptomave të sëmundjeve në vijim:
• Skleroza e shumëfishtë;
• Sëmundja e Parkinsonit;
• Paraliza cerebrale;
• Rënia e flokëve.
Po ashtu është i shkëlqyeshëm për luftën me problemet e përditshme, siç janë:
• Kapsllëku;
• Problemet menstruale;
• Migrena;
• Aknet;
• Djegiet;
• Inflamacionet.
Vaji i ricinit mund të përdoret për të stimuluar lindjen, prandaj femrat shtatzënë duhet të këshillohen me mjekun para se të fillojnë të përdorin vaj ricini.
Përparësitë për shëndet
Artriti. – Efekti kundërinflamator i vajit të ricinit e bën të shkëlqyeshëm për masazh në nyjat dhe muskujt e dhimbshëm. Gazën zhyteni në vaji ricini dhe vendoseni në pjesët që dhembin.
Kapsllëku. – Hulumtimet kanë treguar që vaji i ricinit ka efekt laksativ, çka e bën të shkëlqyeshëm në luftën kundër kapsllëkut. Merrni një lugë të vogël të vajit të ricinit në orët e mëngjesit. Po ashtu mund ta përzieni me lëng portokalli, boronice ose xhenxhefili për të lehtësuar shijen dhe aromën e pakëndshme. E rëndësishme është që vajin të mos e merrni më shumë se tre ditë.
Problemet me lëkurën. – Hulumtimet kanë treguar që vaji i ricinit është i shkëlqyeshëm për luftën kundër infeksioneve të lëkurës, por edhe problemeve tjera siç janë aknet, djegiet, thatësia e lëkurës, njollat e pigmentit dhe ngjashëm.
Rrudhat. – Vaji i ricinit depërton në shtresat e thella të lëkurës dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Lëkurën tuaj do ta bëjë më të butë dhe lëmuar. Është i shkëlqyeshëm për luftën kundër rrudhave sepse ripërtërin qelizat e lëkurës.
Efektet anësore. – Në parim është i sigurt, por duhet të përdoret në sasi të moderuara. Fermat shtatzënë dhe ato që ushqejnë e gji mund ta përdorin vetëm pasi që ua rekomandon mjeku.