5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Gjendje e jashtëzakonshme në Tripoli, 39 të vrarë

Më të lexuarat

Qeveria libiane, të cilën e njohin Kombet e Bashkuara, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tripoli dhe në rrethinë për shkak të sulmeve në të cilat janë vrarë 39 persona duke përfshirë edhe civilët. Ministria e shëndetësisë ka kumtuar se janë lënduar 96 persona.

Luftimet kanë filluar javën e kaluar në mes të grupeve të armatosura nga Tripoli me grupet tjera të armatosura nga një vend në jug të kryeqytetit të Libisë.

Në kumtesë, të cilën e ka dhënë qeveria, bëhet thirrje për palët në konflikt t’i ndërpresin luftimet dhe ta respektojnë armëpushimin për të cilin janë marrë vesh.

Libia prej fillimit të kryengritjes në vitin 2011 është futur në kaos kur atëbotë është shkarkuar e më pas vrarë lideri i këtij vendi Muammar al Gaddafi.

Prej atëherë, me vendin po udhëheqin qeveritë e armiqësuara, njëra me seli në Tripoli, ndërsa e dyta në lindje të Libisë, dhe të dyja qeveritë e kanë përkrahjen e grupeve të shumta të armatosura të cilat e kanë pushtetin e vërtetë në terren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit