Me pjesëmarrjen e kryetarit të Sindikatës Arsimore Shqiptare (SPASH), Nevrus Kaptelli, drejtuesve të institutit turk “Yunus Emre” në Tiranë si dhe familjarëve, nga të katër anët e Shqipërisë për nxënësit fitues që morën pjesë në konkursin e letrës ’’Historia e Vëllazërisë’’ bashkë me mësuesit e tyre u përcollën ditën e diel për në Stamboll.
Për pesë ditë radhazi, pikërisht nga datat 22-26 korrik 2018, nxënësit do të vizitojnë vendet historike dhe turistike të Stambollit dhe gjithashtu do të njohin për së afërmi vëllazërimin shekullor mes dy popujve shqiptaro-turke./ trt