10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Prokuroria mbyll hetimin për biletat e “shtrenjta” të përdorura nga ish-ministrja Çitaku

Më të lexuarat

Prokuroria e Shtetit ka mbyllur hetimin për katër zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve, të cilët po hetoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mesin e këtyre zyrtarëve ishte edhe ish-sekretari, Demush Shasha, i cili ka përfunduar mandatin javë më parë. Shasha dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie po hetoheshin me dyshimet se kishin keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare, duke lejuar që të bliheshin disa bileta biznesi në vend të atyre ekonomike.

Koha Ditore i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit që më shumë se një muaj për këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur.

Megjithatë disa burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se hetimi ka më shumë se një muaj që ka pushuar.

Hetimi kishte nisur pas rreth shtatë vjetësh, qëkur ish-ministrja Vlora Çitaku kishte marrë nën menaxhim Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Hetimi është mbyllur disa ditë pasi “Koha Ditore” kishte raportuar që po hetoheshin këtë zyrtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit