-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ka lindur në Çamëri, ka 70 vite që jeton në Shqipëri, por nuk i japin pasaportë!

Më të lexuarat

Hatixhe Isufi ka lindur në Arpice të Çamërise dhe që prej moshës 2 vjeçare jeton në Vlorë, por edhe pas 70 vitesh nuk mundet të pajiset me pasaportë.

“Unë jam shqiptare. Kam lindur në Çamëri, por ngaqë kishim kombësi shqiptare, greku na largoi. Si të gjithë çamët, jo vetëm mua. Në Vlorë jam rritur e kam krijuar familje, por sot që kam nevojë për një pasaportë shqiptare nuk më jepet sepse kam lindur atje. Pse të më hiqet mua kjo e drejtë?”, u shpreh e shqetësuar 75-vjeçarja, raporton Tv Klan.

Nga zyrat e Gjendjes Civile të Njësisë numër 4, Hatixheja është pajisur me letërnjoftim në vitin 2009, por me ligjin e ri nuk mund të pajiset me pasaportë për shkak të vendlindjes.

“Unë sot kërkoj vetëm pasaportën që të jem e lirë dhe të mos jem e izoluar në Vlorë!”, bëri thirrje denoncuesja. Marrëveshja e toponimeve të vitit 2014 duhet ta zgjidhte këtë situatë, por mesa duket gjithçka ka mbetur në letër.“Për pjesën e Çamërisë nuk ka akoma një marrëveshje, udhëzim të saktë, por duhet të rregullohet në bazë të aktit të lindjes”, u shpreh punonjësja e gjendjes civile, e cila u sugjeroi komunikimin me Drejtorinë e Përgjithshme për një përgjigje më korrekte.

Por 75-vjeçarja kërkon të drejtën e saj, pasi është shqiptare dhe meriton të ketë pasaportën biometrike shqiptare. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në muajin Maj të vitit 2014 deklaroi se kishin arritur marrëveshjen me shtetin grek për toponimet, në mënyrë që qytetarët të lëviznin pa asnjë problem.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u tha se çështja e Hatixhe Isufit u zgjidh, por nuk mund të dilnin publikisht për të ruajtur stabilitetin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit