Bahtije Shala, drejtoreshë e sekretarisë së protokollit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Sipas burimeve të portalit orainfo ajo është tërhequr nga AKI-ja të enjten, derisa nuk dihen shkaqet e largimit të saj.
Javë më parë, Artan Plakaj, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka braktisur këtë institucion.
Plakaj thuhet se ka dhënë dorëheqje për shkak të mospajtimit me menaxhimin e Bashkim Smakaj.
Dorëheqja e Shalës e çon në aktor numrin e zyrtarëve të lartë që e lënë Agjencinë e Inteligjencës.
Kohë më parë, zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë vendim ai e kishte marrë pak ditë para se të raportojë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së për aktivitetin e kësaj agjencie.
Vetë AKI e kishte mbajtur të fshehur për një kohë lajmin për opinionin.
Ndërsa dorëheqje së fundi kishte dhënë edhe drejtori i antiterrorizmit në këtë institucion, Kujtim Qerimi. /orainfo/kohaislame