4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kush i dikton mekanizmat e botës? Njihuni me protagonistët G7-s

Më të lexuarat

Dihej që përpara sesa të zhvillohej se samiti i radhës i G7-s do të ishte i tensionuar dhe tejet i vështirë, por më shumë sesa pritshmëritë, këtë e vërteton një foto e publikuar nga llogaria zyrtare në Instagram e Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Një foto ku të gjithë pjesëmarrësit shfaqen në këmbë, rreth tryezës ku qëndron i ulur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Por cilët janë personat e shfaqur në foto?

1-Donald Trump, president i Amerikës: Trump tronditi aleatët e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Bashkimin Europian, Meksikën dhe Kanadanë, kur shpalli së fundi vendosjen e tarifave të importeve të çelikut dhe aluminit nga këto vende, respektivisht me 25% dhe 10%. Aleatët nuk qëndruan duarkryq dhe kërcënuan për masa hakmarrëse, një mosmarrëveshje që mbizotëroi edhe në samit, duke e lënë presidentin amerikan shpeshherë të izoluar. Trump u largua më herët nga të tjerët, duke u ankuar se Amerika i ngjante një “arke kursimi të cilën po e zhvasnin të gjithë”. Por, gjithsesi, marrëdhëniet e tij me udhëheqësit e tjerë të G7-s mbeten në nivele maksimale.

2-John Bolton, këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Trumpit: Janë mbushur vetëm 3 muaj që kur ai u emërua në postin e këshilltarit më të lartë të sigurisë në kabinetin e presidentit Trump, por John Bolton pati padyshim impaktin e tij. Një prej argumenteve të presidentit për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve kishte pikërisht natyrën “për shkaqe të sigurisë kombëtare”, një pikëpamje që Boltoni e ka mbështetur fuqishëm.

3-I paidentifikuar.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

4-Shinzo Abe, kryeministri i Japonisë: Abe është vendosur përballë një presioni gjithnjë e më të madh për t’iu bashkuar masave të përbashkëta hakmarrëse kundër tarifave të Amerikës. Kjo e vendos atë në një pozicion të vështirë, pasi është përpjekur të kultivojë një marrëdhënie të ngrohtë me presidentin Trump, ndërsa të dyja palët janë takuar të paktën 10 herë që kur ky i fundit është zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

5-Yasutoshi Nishimura, zv.sekretari i kabinetit japonez: Deputeti nga partia qeverisëse e Japonisë ka punuar dikur në Ministrinë e Tregtisë ndërkombëtare dhe Industrisë.

6-Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë: “Zonja e hekurt” e Europës ka qenë në ballë të bisedimeve, në përpjekje të sheshimit të dallimeve në samit, siç e vërteton edhe fotoja vet. Merkel me sa duket ka hedhur idenë e ngritjes së një mekanizmi për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve gjatë së premtes. E pyetur gjatë samitit mbi marrëdhënien e saj me presidentin Trump, Merkel është shprehur se dy udhëheqësit nuk bien gjithmonë dakord, por gjithsesi flasin me njëri-tjetrin. “Mund të them se ruaj ende një marrëdhënie tejet të hapur dhe të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan”.

7-Emmanuel Macron, presidenti francez: Macron u përfshi në një “luftë cicërimash” në Twitter me presidentin Trump mbi tarifat, vetëm pak orë përpara nisjes së samitit, duke nxitur disa të dyshonin nëse realisht “bromanca” mes tyre kishte marrë fund. Pavarësisht kësaj, ata u panë në gjendje të shëndoshë, ndërsa ekipi i presidentit Macron tha se bisedimet e tij me Trumpin kishin qenë “të sinqerta dhe të vendosura”.

8-Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe: Në një telefonatë të javës së kaluar, ajo i tha presidentit Trump se i shihte tarifat amerikane “të pajustifikuara dhe thellësisht zhënjyese”. Por, gjatë samitit ajo mbajti një ton më pajtues, duke nxitur udhëheqësit e tjerë të tërhiqeshin nga mundësia reale e të shkaktuarit një luftë të mundshme tregtare.

9-Larry Kudlow, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar amerikan: Këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit Trump ka dalë në mbrojtje të lëvizjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë për rritjen e tarifave dhe thotë se “bosi i tij” nuk duhet parë si përgjegjës për nxitjen e konflikteve tregtare me aleatët e Amerikës. Kudlow shprehet gjithashtu se thirrja e presidentit për të eliminuar të gjitha tarifat mes vendeve të G7-s është “mënyra më e mirë për të promovuar rritjen ekonomike”.

Fotoja e mësipërme është publikuar nga Merkel në rrjetin social Instagram, por e njëjta situatë nga një kënd tjetër është hedhur në “Twitter” edhe nga presidenti Macron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit